web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Stërvitje dhe qitje ushtarake në Vlorë/ Njoftohen kufizimet për qytetarët dhe operatorët turistikë

22 Qershor 2026, 17:09, Aktualitet CNA

Stërvitje dhe qitje ushtarake në Vlorë/ Njoftohen kufizimet

Bashkia e Vlorës ka ndarë këtë të hënë një njoftim lidhur me stërvitjet dhe qitjet luftarake bregdetare që do të zhvillojen në datat 24 dhe 24 qershor nga Reparti Ushtarak Nr. 2030 – Distrikti Detar Jugor.

Siç bëhet me dije për qytetarët, peshkatarët, operatorët turistikë, subjektet private dhe përdoruesit e mjeteve lundruese, armatimi i anijeve do të kryhet në zonën Bristan-Kepi i Gjuhëzës.

Për garantimin e sigurisë së jetës dhe shmangien e çdo incidenti, gjatë zhvillimit të aktivitetit ushtarak, ndalohet rreptësisht lundrimi i çdo mjeti detar, përfshirë anijet e peshkimit, mjetet turistike, skafet dhe mjetet e tjera lundruese brenda zonës së përcaktuar; qëndrimi dhe qarkullimi i personave të paautorizuar në zonat bregdetare të prekura nga aktiviteti; ushtrimi i aktiviteteve të peshkimit dhe i aktiviteteve turistike në perimetrin e sigurisë gjatë datave të zhvillimit të qitjeve.

Koordinatat e zonës së sigurisë janë:

* 40°25’00” V – 19°18’00” L

* 40°25’00” V – 19°12’00” L

* 40°20’00” V – 19°15’00” L

* 40°20’00” V – 19°22’00” L

Bashkia Vlorë sugjeron shmangien e çdo lëvizje apo aktiviteti brenda perimetrit të përcaktuar gjatë së martës dhe të mërkurës./CNA

 





Lajmet e fundit nga