web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëshqitje dherash dhe masiv gurësh/ Bllokohet pjesërisht aksi Moglicë-Gramsh

22 Qershor 2026, 20:12, Aktualitet CNA

Pasditja e kësaj të hënë, e shoqëruar edhe me reshje kalimtare shiu, ka krijuar problematika në aksin rrugor Moglicë-Gramsh.

Kjo pasi një masiv gurësh dhe dherash kanë rrëshqitur nga shpati i malit, duke zënë një pjesë të trrupit të rrugës.

Rrëshqitje dherash dhe masiv gurësh/ Bllokohet pjesërisht aksiRrëshqitje dherash dhe masiv gurësh/ Bllokohet pjesërisht aksi

Rrëshqitjet janë regjistruar në afërsi të zonës së quajtur Shkëmbi i Dobërçanit.

Aktualisht është i vështirë kalimi i mjeteve në këtë aks.

Sipas informacioneve pranë Bashkisë Maliq dhe kryebashkiakut Gëzim Topçiu, grupet e punës kanë zbritur në terren për të pastruar të gjithë masivin./CNA

Rrëshqitje dherash dhe masiv gurësh/ Bllokohet pjesërisht aksi





Lajmet e fundit nga