LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO ekskluzive- 37-vjeçari shqiptar humbi jetën në Angli/ Emigrantët, në protestë: Hajdeni bashkohuni

19 Nëntor 2023, 16:02, Aktualitet CNA
VIDEO ekskluzive- 37-vjeçari shqiptar humbi jetën në Angli/
Pamje nga Anglia

Alfred Dosku, 37 vjeç, humbi jetën dy ditë më parë në Angli, pasi ishte arrestuar për emigracion të paligjshëm dhe një javë më parë kishte tentuar të vriste veten.

37-vjeçari kishte ndërmarrë një akt të tillë nga frika se mos e rikthenin sërish në Shqipëri.

Pas vdekjes së 37-vjeçarit ka pasur një sërë reagimesh nga emigrantët shqiptarë, të cilët kanë protestuar.

CNA ka siguruar video ekskluzive nga protesta e emigrantëve shqiptarë në vendin ku ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

Protesta është zhvilluar sot në orën 11:00 para Brook House, në aeroportin Gatwick dhe në Sussex-in perëndimor.

Shqiptarët thonë se bashkatdhetarët e tyre të burgosur po tentojnë vetëvrasjen pasi kanë frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t'i kthyer ata në Shqipëri.

“Jemi në vendin e krimit ku tentoi vetëvrasjen Alfredi. Kjo qendër është skenë krimi për vetëvrasjen e Alfredit dhe një burg për qindra shqiptarë që krimi më i madh i tyre është emigrimi për një mënyrë jetese më të mirë. Hajdeni bashkohuni”, ka thënë ndër të tjera një nga emigrantët shqiptarë.

“Përgatitje për protestë. Erdhi dhe shteti me na kontrollu, është krejt normale. Janë të kënaqur me çdo gjë”, tregon një tjetër emigrant teksa shihet që bisedon me punonjës të policisë dhe sigurisë.

“Ju e vratë atë? Mund të më përgjigjeni? Ju jeni vrasës. Nuk duhet të qëndroni këtu”, dëgjohen disa nga thirrjet e emigrantëve shqiptarë./ CNA

Lajmet e fundit nga