LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb jetën shqiptari në Angli/ Emigrantët thirrje për protestë

18 Nëntor 2023, 18:55, Aktualitet CNA

Humb jetën shqiptari në Angli/ Emigrantët thirrje për

37-vjeçari shqiptar Alfred Dosku, i arrestuar për emigracion të paligjshëm në Angli, ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin East Surrey, pasi tentoi të vriste veten një javë më parë.

Gjithashtu, një tjetër shqiptar që ndodhet në paraburgim në Angli ka tentuar vetëvrasjen për shkak të urdhrit të deportimit në atdhe.

Pas këtyre ngjarjeve të rënda në kampin e emigrantëve të paligjshëm, është paralajmëruar mbajtja e një proteste në 3 vendndodhje.

Protesta do të zhvillohet nesër, në orën 11:00 para Brook House, në aeroportin Gatëick dhe në Sussex-in perëndimor.

Shqiptarët thonë se bashkëatdhetarët e tyre të burgosur po tentojnë vetëvrasjen pasi kanë frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t'i kthyer ata në Shqipëri.

Thirrjes për pjesëmarje në protestë i është bashkuar edhe shqiptari që jeton në Angli Taulant Omi.

“Alfredi ka nderruar jete te Premten dhe i shprehim ngushellimet tona familjes se te ndjerit.

Vellezer e motra

Ne kto kampe ka plot fatkeqe qe sduhet te shtyhen deri ne ate vendim fatal per jeten e tyre. Ne si shoqeri jemi te perqare por ka ardh dita qe te bashkohemi dhe te ngrejme zerin fort, pasi per asnje nga keta qe kane fatin e keq te hyne ne ato dyer

Humb jetën shqiptari në Angli/ Emigrantët thirrje për

Nuk i plas askujt

Ambasada rri sus sepse esht zene çdo dite me postime “suksesi” te qeverise e ministrive, ndersa per Shqiptaret ato numra telefoni jane gjithnje te mbydhur se dyert as qe diskutohen.

Shoqatat Shqiptare jane te zena ne luften per fonde e organizime koncertesh fitimprurese.

Shteti yne dihet, keshtu qe sja vlen komenti.

Hajdeni neser te protestojme per humbjen e nje jete te pafajshme, qe pamvarsisht arsyes qe ishte ne ate kamp e humbi.

Te mbajme vigjilje, te ngrejme zerin, te kerkojme llogari ne Shqiptaret e thjeshte qe kemi fatin te jemi te lire.”, shkruan ai në rrjetet sociale./ CNA

Lajmet e fundit nga