web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

10 Korrik 2026, 12:42, Aktualitet REDAKSIONALE

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëtar “Rilindja Urbane 2.0”, ku gjatë fjalimit të tij ceku edhe çështjen e mbetjeve.

Sipas Ramës, dikur shqetësim ishin kur vinin makinat e plehrave, ndërsa sot siç thotë kryeministri shqetësim është si përpunohen mbetjet.

“E tha ministri çështjen e mbetjeve dikur nuk ishte problem si përpunohen mbetjet, por kur do të vinte makina e plehrave. Sot është shqetësimi si përpunohen mbetjet, tjetër temë pjesëmarrja në mosndotje është minimaliste”, tha Rama.


Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Në fakt, në lidhje me çështjen e mbetjeve, sot shqetësim më shumë sesa përpunimi i mbetjeve, është inceneratori fantazmë i Tiranës.

Prej vitesh ka thithur paratë e taksapaguesve shqiptarë, qindra milionë euro dhe përpara drejtësisë për këtë aferë që është quajtur afera e shekullit kanë shkuar vetëm disa “cironka”.

Për përgjegjësit e vërtetë ende nuk ka asnjë akuzë, pasi prokurori i kësaj dosjeje, Dritan Prençi, ka vendosur të flejë mbi dosje edhe pas fakteve dhe provave që i janë vendosur përpara zgjedh të mos ngrejë qoftë edhe një akuzë për kryebashkiakun e Tiranës, i cili është i implikuar në këtë aferë, ku tentakulat shkojnë deri te bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

CNA i ka treguar me fakte dhe prova.

Dritan Prençi ka para dokumentet që akuzojnë Erion Veliajn, kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës për 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, por refuzon të ngrejë të paktën një akuzë për të.

CNA ka publikuar dokumentin që tregon se Erion Veliaj dha “ok” për inceneratorin pa konsultim me Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj ka firmosur dokumente të rëndësishme që lidhen me projektin e inceneratorit të Tiranës.

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Në mars të vitit 2017, Veliaj firmosi një dokument që pranonte studimin e fizibilitetit për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Ky studim më vonë rezultoi të kishte kosto të falsifikuara.

Veliaj firmosi një aneks-kontratë që i kalonte Bashkisë së Tiranës përgjegjësi financiare të konsiderueshme për këtë projekt. Veliaj mori përsipër të përfaqësonte jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por edhe katër bashki të tjera të qarkut, pa u konsultuar me to, duke i hapur rrugën një kontrate koncesionare 30-vjeçare me vlerë fillestare prej 128 milionë eurosh.

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Kontrata është firmosur pa miratimin paraprak të Këshillit Bashkiak, duke shkelur ligjin për vetëqeverisjen vendore. Ky dokument është prova për të akuzuar Veliajn për shpërdorim detyre dhe angazhime financiare të paautorizuara. Por kryebashkiaku ka më shumë se një firmë të hedhur në aferë.

Veliaj me firmën e tij është angazhuar për të kryer të gjitha pagesat për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve me çmimin 29 euro për ton pa TVSH, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së marrëveshjes (për 30 vitet në vijim), por ai gjithashtu u angazhua për të dhënë asistencë për të gjitha procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e inceneratorit inekzistent të Tiranës.

CNA ka publikuar dokumentin që tregon se si drejtorët e Erion Veliajt firmosin për t'u bërë “ushtarë” të kompanisë së landfillit të Tiranës. Një marrëveshje që tregon se si drejtorët e Veliajt, por edhe persona të tjerë, ndërtojnë skemën e kontrollit të territorit për dherat, duke i shtuar aferës së inceneratorëve dyfishin e të ardhurave, me një skemë që shkon më shumë se 60 milionë euro, por ndoshta edhe më shumë.

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

CNA ka publikuar dokumentin që tregon pikërisht lidhjen e Ajola Xoxës me landfillin e Sharrës. CNA ka publikuar dokumentet sipas të cilave tregohet se Ajola Xoxa asistonte kompaninë “Meg Albania” me pronar Vladimir Fezgën dhe i përgatiti dokumentet për kompaninë që të merrte biznesin e mbetjeve në landfillin e Sharrës në kohën kur kryetar i Bashkisë Tiranë ishte bashkëshorti i saj, Erion Veliaj.

Përmes autorizimeve të lëshuara, "Meg Albania" autorizon shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili, të dy shtetas që dalin në dosjen hetimore të SPAK-ut për çiftin Xoxa-Veliaj, të dy njerëz të studios ligjore të bashkëshortes së kryebashkiakut, që të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së.

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

 

CNA publikoi një tjetër dokument që tregon se si Ajola Xoxa bëri ortak Erion Veliajn me grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoton.

Dokumenti tregon se Vladimir Fezga i “MEG Albania” autorizoi shtetasen Ines Dani dhe shtetasin Erald Ismaili për të kryer të gjitha veprimet e nevojshme pranë QKB-së për depozitimin dhe regjistrimin e kontratës së shitjes së kuotave midis shitësit, shoqëria "Meg Albania" dhe blerësit shoqëria "Integrated Energy BV SPV".

Sipas këtij dokumenti, që ndodhet në dosjen e prokurorit që po tërheq zvarrë dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençit, njerëzit që janë autorizuar nga Vladimir Fezga për shitjen e "Meg Albania" tek "Integrated Energy BV SPV" janë Ines Dani dhe Erald Ismaili, të studios ligjore të Ajola Xoxës.

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Po inceneratori inekzistent i Tiranës, zoti Kryeministër?

Këto dokumente janë prova e qartë se afera e inceneratorëve i ka tentakulat përtej Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos, tentakulat shkojnë deri tek Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj.

Prokurori që fle mbi këtë dosje, nuk i ka vënë një kokë dosjes më korruptive që ka vjedhur paratë e taksave të shqiptarëve të varfër për një incenerator që nuk ekziston.

Ky është shqetësimi sot, një aferë që nuk po i vendoset koka dhe ndaj përgjegjësve nuk është ngritur ende asnjë akuzë nga prokurori që ka zgjedhur të flejë mbi dosjen e inceneratorëve./ CNA

 





Lajmet e fundit nga