web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KLGJ rrëzon kërkesat e dhjetë kandidatëve për caktim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm

10 Korrik 2026, 14:13, Aktualitet CNA
KLGJ rrëzon kërkesat e dhjetë kandidatëve për caktim
KLGJ

Sot, më 10 korrik 2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës, gjatë së cilës miratoi një sërë vendimesh që lidhen me vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarëve, procedurat disiplinore, delegimet, emërimet dhe administrimin e sistemit gjyqësor.

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares Brunilda Kadi për vitin 2024. Ndërkohë, u shty shqyrtimi i projektvendimit për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit Adrian Shega për periudhën 2021–2023.

Gjatë mbledhjes, Këshilli caktoi me short relatorin për procedimin disiplinor nr. 1/2026 ndaj magjistrates Suela Dashi, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Në fushën e delegimeve, Këshilli vendosi zgjatjen e afatit të caktimit të gjyqtarit Sokol Ibi në skemën e delegimit, si dhe miratoi ricaktimin e tij në Gjykatën Administrative të Apelit.

Po ashtu, Këshilli rrëzoi kërkesat për caktim në pozicionin e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për dhjetë kandidatë: Suela Zhegu, Firdes Shuli, Alma Faskaj, Brunilda Bekteshi, Pamela Qirko, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Roland Ilia.

Pas hedhjes së shortit, u vendos zëvendësimi i nëpunëses përgjegjëse për vlerësimin, Merita Karaj, në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve.

Në vijim, Këshilli deklaroi të përfunduar, pa një vendim përfundimtar, procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten Kledjana Llalla, pjesëmarrëse në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2026–2027, në profilin ndihmës ligjor.

Gjithashtu, u shty shqyrtimi i projektvendimit për rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310 “Buxheti i Gjykatave”, në shpenzime korrente për vitin buxhetor 2026.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli miratoi procesverbalet e mbledhjeve plenare të zhvilluara më 29 prill 2026 dhe 6 maj 2026.

Njoftimi i plotë

Sot, më datë 10.07.2026, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë:

Në përmbushje të detyrimeve ligjore, Këshilli miratoi raportin e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares znj. Brunilda Kadi, për vitin 2024.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtarit z. Adrian Shega për periudhën 2021-2023”.

Këshilli vendosi për caktimin me short të relatorit për procedimin disiplinor nr. 1/2026, të filluar ndaj magjistrates znj. Suela Dashi, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

Këshilli vendosi për zgjatjen e afatit të caktimit në skemën e delegimit të gjyqtarit z. Sokol Ibi.

Në vijim, Këshilli miratoi vendimin për ricaktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. Sokol Ibi, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Këshilli vendosi rrëzimin e kërkesave, për caktimin në pozicionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:

- znj. Suela Zhegu;

- znj. Firdes Shuli;

- znj. Alma Faskaj;

- znj. Brunilda Bekteshi;

- znj. Pamela Qirko;

- z. Olsi Komici;

- znj. Valbona Sanxhaktari;

- znj. Xhensila Pine;

- znj. Etleda Çiftja;

- z. Roland Ilia.

Pas hedhjes së shortit, Këshilli vendosi për zëvendësimin e nëpunëses përgjegjëse për vlerësimin znj. Merita Karaj në procedurat e vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtarëve.

Më tej, Këshilli vendosi për deklarimin e përfunduar pa një vendim përfundimtar të procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për kandidaten për në programin e formimit fillestar, në Shkollën e Magjistraturës, viti akademik 2026-2027, profili ndihmës ligjor, znj. Kledjana Llalla.

Këshilli vendosi të shtyjë shqyrtimin e projektvendimit “Mbi rishpërndarjen (transferimin) e fondeve buxhetore në programin 03310, buxheti i gjykatave, në shpenzime korrente, për vitin buxhetor 2026”.

Në përfundim, Këshilli vendosi për miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 29.04.2026 dhe 06.05.2026./ CNA





Lajmet e fundit nga