“Rilindja 2.0”/ Rama: 1.5 miliardë euro për standardet europiane
Kryeministri Edi Rama ka shpallur programin kombëtar “Rili...

Kryeministri Edi Rama u kërkoi kryebashkiakëve të angazhohen për ta afruar procesin e integrimit europian me qytetarët, duke theksuar se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është një objektiv abstrakt, por një proces që ndikon drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e çdo familjeje.
Në fjalën e tij, Rama tha se nuk duhet lejuar që procesi i anëtarësimit të banalizohet apo të perceptohet si një temë propagandistike, pasi sipas tij ai përfaqëson një moment historik për zhvillimin e vendit.
Kryeministri theksoi se standardet e Bashkimit Europian duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për çdo institucion dhe se përfitimet e integrimit duhet të bëhen të dukshme për qytetarët.
Duke folur për vizionin e qeverisë, Rama u shpreh se faza e re, të cilën e cilësoi "Rilindja 2.0", nuk do të fokusohet vetëm tek investimet në infrastrukturë, por edhe te rritja e cilësisë së jetës, forcimi i komuniteteve dhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë.
Rama paralajmëroi gjithashtu se, sipas tij, alternativat që premtojnë "zgjidhje magjike" mund të vënë në rrezik arritjet e deritanishme dhe të pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
Ai u bëri thirrje institucioneve dhe pushtetit vendor të bashkëpunojnë për të mbështetur procesin e integrimit dhe për të shmangur, sipas tij, çdo kthim pas në reformat e ndërmarra.
“Nuk mund të lejojmë që çështja e anëtarësimit të banalizohet dhe ta ndajnë si një çështje që nuk lidhet me jetën e tyre të përditshme. Sepse është e pavërtetë. Prandaj bërja e prekshme e përfitimeve të këtij procesi është detyrë e përbashkët e të gjithëve ne. Është proces historik për 1 mijë arsye, por është proces historik edhe për ekonominë e kujtdo. Falë anëtarësimit në BE, Shqipëria e pas 10 viteve do të jetë Europa e të rejave dhe të rinjve. Por nuk mund ta bëmë në rrezik këtë proces dhe nuk mund të lejojmë që një narrativë, sikur kjo është propagandë, të kanalizojë energji negative ndaj procesit. Europa është standardi që kërkohet. Rilindja 2.0 është të ndërtojmë cilësi, jo vetëm infrastrukturë, cilësi jete, bashkëjetese. Nuk është të ndërtojmë më tej qytetin, por të ndërtojmë më tej komunitetin. Nuk është hajde të ndërtojmë rrugë të tjera, por të ndërtojmë lidhje dhe të krijojmë ndërlidhje, mobilitet të brendshëm dhe jo thjesht parqe e sheshe, por marrëdhënie. Jo vetëm ekonomi, por mirëqenie.
Ajo që ne kemi detyrë kombëtare, është që të mos lejojmë që marrëzia e zgjidhjeve magjike të fitojë terren, se pastaj gjithçka kemi ndërtuar do të shkojë me kokë poshtë, jo për ne, por për të nesërmen. Jo BE, por kthim pas dramatik, para se të jetë vonë për ata që besojnë te këto lloj ilaçesh çudibërëse ne duhet të vrapojmë më shpejt”, tha Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka shpallur programin kombëtar “Rili...
Vodafone Albania, në bashkëpunim me Nokia-n, ka prezantuar...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar programin e ri kombëta...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Në ditën e 40 të protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë një reagim në lidh...
Dy vjet pas vrasjes së Egli Progës, Prokuroria e Korçës ka...
Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku ...
Në ditën e 40 të protestës kundër qeverisë dhe kryeministr...
Protestuesit po mbajnë fjalimet e tyre përpara Kryeministr...
Protestuesit kanë nisur fjalimet e tyre për ditën e sotme....
Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për gjyqtarin që d...
Qytetarët kanë nisur grumbullimin në ditën e 40 të protest...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në ...
Policia e Tiranës ka bërë të ditur planin e masave për kon...
Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për f...
Gjykata e Durrësit ka lëshuar 12 masa sigurie në kuadër të...
Seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme ndaj kreut të PL-së, ...
Ditën e sotme bëhen 40 ditë që qytetarët protestojnë kundë...
Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në fshatin Ba...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 57-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Lumt...
Arrestohen në Durrës dy shtetas me rrezikshmëri të lartë s...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Prokuroria e Beratit ka finalizuar një hetim proaktiv 6-mu...
Një investim i rëndësishëm në shërbim të pacientëve me sëm...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Emigrimi, plakja e popullsisë dhe pjesëmarrja e ulët në tr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë persona...
Patriot, Tomahawk, Starlink, F-35: siguria e Evropës ende ...
Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Helene është rrëz...
Niveli i kërcënimit për sigurinë detare në Ngushticën e Ho...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Krahas ushqimeve, pajisjeve elektroshtëpiake, naftës e të ...
Qeveria ka reduktuar fondet e parashikuara për zhvillimin ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se vijon procesi i fshirj...