web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U largua nga PS/ Deputetja tregon bisedën me Ramën

9 Korrik 2026, 20:54, Aktualitet CNA

U largua nga PS/ Deputetja tregon bisedën me Ramën

Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku ka folur në emisionin “Now” për herë të parë pas largimit.

Koçeku zbuloi detaje nga largimi i saj dhe komunikimet me kryeministrin Edi Rama. Deputetja tha se me Ramën ka folur pasi ka komunikuar vendimin dhe përveç tij nuk ka asnjë kontakt me asnjë prej kolegëve të saj socialistë.

Sa i përket situatës brenda PS, Koçeku tha se ka shumë pakënaqësi në grup.

 

Me kryeministrin kam komunikuar 3 ditë pasi kam dhënë vendimin. Më paralajmëroi se do mbetem vetëm. I kam rikonfirmuar dhe i rikonfirmoj se unë jam mësuar të jem e pavarur. Nuk kam komunikuar me asnjë prej deputetëve socialistë. Vetëm me zotin Rama, një bisedë neutrale. Ishte e pritshme, nuk janë reagime të papritura. I kam vënë përpara një përgjegjësie të re, nëse po e bëjnë mirë atë që po bëjnë. Uroj të jenë reagime ashtu siç e besojnë. Ka socialistë që më kanë mbështetur privatisht. Brenda grupit të PS ka shumë pakënsaësi, uroj të gjejnë kurajën”, tha Koçeku.





Lajmet e fundit nga