web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi në GJKKO: Të dhënat e celularit të mos përdoren, është sekuestruar në mënyrë të paligjshme

9 Korrik 2026, 12:57, Aktualitet CNA

Kryemadhi në GJKKO: Të dhënat e celularit të mos

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet seanca gjyqësore e radhës për dosjen “Meta”, ku është e pandehur edhe ish-deputetja Monika Kryemadhi. Kjo e fundit u shpreh para hyrjes në GJKKO se kishte ditën e mbrojtjes.

Në sallën e gjyqit, Kryemadhi ka kërkuar pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e të dhënave të marra nga telefoni i saj.

Ajo u shpreh se sekuestrimi i telefonit dhe marrja e të dhënave janë kryer në kundërshtim me ligjin, pasi në kohën e kontrollit ajo ushtronte detyrën e deputetes.

“Doja të filloja me një kërkesë paraprake për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e të dhënave të telefonit. Kam bërë kërkesë, por ma kanë rrëzuar kërkesën për kthimin e sendeve dhe të telefonit. Gjyqtari e ka rrëzuar kërkesën me argumentin se telefoni nuk është i imi. Kështu e ka rrëzuar edhe Apeli.

Dhe prokuroria pretendonte se nuk është i imi, sepse është gjetur në banesën e Fatime Kryemadhit. Në momentin kur telefoni u ekspertua, në vitin 2023, unë isha deputete dhe organi i akuzës nuk mund të vinte për të bërë kontroll.

Organi i akuzës e dinte shumë mirë që jetonim në një shtëpi. E di shumë mirë që kontrolloi dhomën time të gjumit, edhe pse në hipotekë ishte e Fatimes. Në këto vendime thuhet se telefoni nuk është i imi, ndërsa 190 faqe të akuzës bazohen në këto mesazhe. Nëse është i Fatime Kryemadhit, të vijë ajo të sqarojë mesazhet me Vali Bizhgen, Albana Shtyllën, Engjëll Agaçin, etj.”, është shprehur Kryemadhi. /CNA





20:47 Aktualitet

Koncerti i autokratit

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një...

Lajmet e fundit nga