web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Në vend të përgjigjes/ Lotët e Bollinos nuk mallëngjejnë më Ramën

5 Shkurt 2024, 20:39, Aktualitet CNA

Në vend të përgjigjes/ Lotët e Bollinos nuk

Carlo Bollino ka filluar të derdhë lotët e tij sërish për qasjen që kanë mediat me frymë opozitare, ashtu siç duhet ta kishte dhe italiano shqipptari në fakt. Për Bollinon po të jesh në opozitë je me Saliun, por të mos sulmosh ministrat e Ramës s’je i keq.

Sipas Bollinos nuk duhet sulmuar Veliaj, Edi Rama, por ministrat e tij. Kësaj në gjuhë popullore i thonë “bjeri asaj se ja ke ngenë”.

Në vend të përgjigjes/ Lotët e Bollinos nuk

Bollino pretendon se njeh inteligjencën artificiale gjë për të cilën kemi dyshimet tona. Ndoshta duhet t’i bëjmë ndryshe analizat dhe komentet sepse nëse Berisha dhe mediat e tij kanë 3 muaj, për Carlo Bollinon, CNA ka shkruar menjëherë pas ardhjes në pushtet të Rilindjes, duke theksuar se Bollino po përfitonte nga paratë publike.

Gjithashtu e kemi denoncuar për përfitimet e inceneratorëve se nuk kish nevojë për inteligjencën artificiale, por se Bollino propagandonte për inceneratorët se ishin të mirë apo punonin, ndërkohë gënjente publikun, e mashtronte ndërkohë në Elbasan është një kazan që do 2 milionë euro për të funksionuar, në Fier nuk funksionon ( edhe pse Bollino e ka raportuar) ndërsa në Tiranë nuk ekziston.

Carlo është xheloz se po i kritikojnë Ramën apo Veliajn , po kë të kritikojnë?

Drejtorët e Ramës që i ka ministra se Carlo do na thotë se minisitrat i bëjnë vetë të gjitha dhe kryeministri nuk di gjë, se Ramës i hanë kumbulla prapa krahëve ministrat ndërsa Veliajt drejtorët.

Kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është që Carlo po qan duke dashur të tregojë se ministrat e Ramës kanë një marrëdhënie pozitive me mediat opozitare shqiptare.

Fatkeqësisht në Shqipëri ka pak media opozitare. Nëse i bëjmë analizën pa inteligjencën artificiale në mediat e Bollinos ka me mijëra shkrime kundër opozitës. Së fundi ka filluar t’i bëjë reklamë Lulit i cili dihet se është ortaku i Ramës.

Carlo  po qan se i kanë çuar dy kallëzime në SPAK,  për 2 çështje të cilat nuk janë denoncuar në 2-3 muaj, por vite më parë jo vetëm nga 2 media por dhe në shumë portale të tjera.

Carlo Bollino pak javë më parë qau tek një biznesmen se do t’i shkonte një kallëzim në SPAK me të dhëna ekskluzive tek tatimet dhe CNA ka shkruar publikisht, se është e mira që Bollino të lexojë të vërtetën dhe të mos fshihet pas sulmeve dhe shantazheve që bën nga gjobaxhinjtë e strehuar në mediat e tij të cilët i mohon në editoriale për t’u bërë reklamë.

Sulme ndaj biznesmenëve pse reklamojnë disa media që kanë një audiencë dhe një peshë të caktuar në treg.

Çfarë do të ndodhte sikur ne apo dikush tjetër nga parimi idiot që përdor Carlo për të sulmuar reklamuesit ne t’i ktheheshim atyre që reklamojnë tek Bollino?

 

A mundemi ta bëjmë? S'mund të bëhemi pjesë e të njëjtit kazan që qelb dynjanë

Nuk do jemi kurrë Carlo Bollino dhe ai e di mirë. Në rast se do ta bëjmë le të hedhë dorashkën e sfidës se më pas do të kuptojmë se çfarë fshihet pas reklamave të publikuara apo të papublikuara të faturave të deklaruara apo bilanceve të dyfishta.

Beteja nuk është me biznesin por me të vërtetën. Carlo është “armik” i të vërtetës. Është propagandist i Rilindjes.

Ka një media që pretendon të pavarur në ka një armë mitraloz kundër opozitës, ndaj së cilës derdh fishekët që ia mbush Rilindja me koncesione, me dhënie pronash apo përfitime tenderash.

Ka dhe një fërgji që s'ka burrëri t'i dalë për zot. Nejse kjo puna e burrërisë është tjetër mesele.

Deri më sot nga dita e parë e denoncimeve, Carlo Bollino nuk ka nxjerrë asnjë dokument që të përgënjeshtrojë akuzat e bëra nga Syri.net Syri Tv dhe emisioni Plug apo nga CNA tv dhe CNA.al, Bold News, Newsbomb e shumë media të tjera.

Janë dy kallëzime të çuara në Spak. I pari nga Flamur Noka dhe i dyti nga 10 deputetë të opozitës me akuza konkrete po ia ritheksojmë që ta kuptojë dhe të jetë i qartë “ndalu beg se ka hendek”.

Trimëri me shantazhe e media anonime, trillime, kërcënime, tashmë i dinë të gjithë deri te kryeministri dhe miqtë e tij më të ngushtë.

Biznesmenë afër Ramës sulmoheshin nga njerëzit e Carlo Bollinos, pasi harronin të çonin ndonjë reklamë te Carlo sulmoheshin nga mediat anonime dhe më pas Bollino e direktonte tek sulmuesi e më vonë iu çonte Vilmën e tij të famshme.

Bollino nuk ka pse qan më. Tashmë akuzat i ka në Spak, të shkojë t’i provojë, të përgjigjet.

Nuk ka komision "Ad Hoc" që e shpëton Carlo Bollinon me të paktën 15 vepra penale në 2 kallëzime, një pjesë e të cilave të denoncuara prej kohësh dhe me fakte konkrete.

Është e dhimbshme por e vërtetë se si mundet që një media të kthehet në marionetë e pushtetit dhe në çmendurinë për të mbrojtur veten sulmon ministrat e kabinetit Rama, pse nuk akuzohen nga mediat e opozitës apo më tej akoma duke dashur të mbrojë Veliajn e bën atë pronar faktik të inceneratorit.

Carlo Bollino është shërbëtor i pushtetit, përfituesi i miliona eurove nga Rilindja .Nuk ka pse të qahet se ç’bëjnë mediat e opozitës, por të bëjë median opozitare se kështu do t’i bënte nder Edi Ramës të cilit i lëpin këmbët ashtu si Erion Veliajt dhe ministrat e tjerë i sulmon me artikuj gjoja në mbrojtje të Ramës për tu çuar një mesazh shumë të thjeshtë “duhet të më mbështesni mua.”

Mesa duket shumica e ministrave me urdhër të vetë kryeministri Rama i kanë treguar derën Carlo Bollinos pasi vetë i gjati e ka kuptuar skemën e sulmeve të bëra pas shpine ndaj stafit të tij, jo nga media opozitare, por nga mediat që paguajnë gjobaxhinjtë me taksat e shqiptarëve dhe përfitimet apo reklamet që marrin nga bizneset afër qeverisë.

Lotët e Bolinos nuk mallëngjejnë më Ramën, kjo duket qartë tashmë./ CNA

 





Lajmet e fundit nga