LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryebashkiaku socialist paraqitet në SPAK

17 Mars 2023, 10:27, Aktualitet CNA
Kryebashkiaku socialist paraqitet në SPAK
Foto ilustruese

Kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi, është thirrur në SPAK. Ende nuk dihen detajet pse është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Sipas asaj që raportohet në media, ndaj kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi, ka disa kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë se tenderave.

Kujtojmë se Artur Bushi është një emër i përfolur dhe i akuzuar shpesh nga opozita për të kaluarën e tij.

Gjithashtu mësohet se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka qenë dje i thirrur në SPAK dhe është marrë në pyetje lidhur me një objekt pa leje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga