LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kapet Eduart Kurti, i dënuari me burgim të përjetshëm/ Vrau dy vëllezër në Tiranë

15 Shtator 2023, 15:24, Aktualitet CNA

Kapet Eduart Kurti, i dënuari me burgim të përjetshëm/ Vrau

Eduart Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, është vënë në prangat e policisë.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e ndodhur në vitin 2012, në Tiranë, ku 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit, shtetasit Iglent Haxhialiu, 44 vjeç, dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç.

48-vjeçari, banues në Tiranë u vu në prangat e policisë falë operacionit policor të koduar "End" në zonën e Ish-Fushës së Aviacionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja për të cilën ai është shpallur fajtor nga Gjykata, ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, ku ai ka ekzekutuar me plumb në kokë dy vëllezërit Iglent e Sokol Haxhialiu, brenda makinës së tyre. Menjëherë pas vrasjes, ai është larguar duke u ndihmuar nga një person tjetër dhe që nga ai moment, Policia nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e tij.

Dy vëllezërit që u ekzekutuan:

Dy vëllezërit që u ekzekutuan me plumba në kokë mbrëmjen e datës 1 dhjetor 2012 në Tiranë(Iglent Haxhialiu, 44 vjeç, dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç, që njihej edhe me emrin Nikola) ishin pronarë të disa bizneseve në Tiranë dhe në Vlorë. Vëllezërit nga Berati, prej disa vitesh jetonin në Tiranë në zonën e ish-Bllokut dhe kishin në pronësi 3 apartamentet e katit të gjashtë të një pallati.

Iglenti ishte i martuar dhe në atë kohë dy djemtë e tij ishin njëri 17 dhe tjetri vetëm 1 vjeç. Ndërsa Sokoli (Nikola), i cili ishte duke drejtuar makinën kur ndodhi vrasja, ishte beqar. Viktimat kishin në pronësi një biznes bojërash dhe këtë aktivitet e ushtronin kryesisht në rikonstruksionin e pallateve, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, gjithashtu merreshin edhe me shitblerje të pasurive të patundshme./ CNA

Lajmet e fundit nga