LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“McGonigal ka pranuar të jetë fajtor”, Berisha: Vendosën me Nezën e Duçkën një sistem gjobash

15 Shtator 2023, 12:42, Aktualitet CNA

“McGonigal ka pranuar të jetë fajtor”, Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se nuk ka shtet më mafioz se Shqipëria.

Ai tha se McGonigal ka pranuar të jetë fajtor, u instaluan në Shqipëri me Agron Nezn dhe Dorian Duçkën, vendosën një sistem gjobash dhe prokurorisë s'i duhet gjë se ishte mik i Edi Ramës.

“McGonigal ka pranuar të jetë fajtor, u instaluan në Shqipëri me Agron Nezën dhe Dorian Duçkën, vendosën një sistem gjobash dhe prokurorisë s'i duhet gjë se ishte mik i Edi Ramës. Ka shtet më mafioz se ky. Gjithçka është në duart e qytetarëve shqiptarë, sepse përndryshe çdo lloj krimi i qytetarëve këtu përgjegjësi ligjore do të kenë vetëm ata që përcakton Rama. Për një telefon po ta vjedhë e dënojnë tjetrin 5 vjet, është kryesori në vjedhjen e 2.4 miliardë eurove dhe nuk lëshohet mandat-arrresti për të as në Shqipëri as në Dubai se po të lëshojnë mandate-arresti duhet të arrestojnë Olsi Ramën e po të arrestojnë Olsi Ramën duhet të arrestojnë Edi Ramën.”/ CNA

Lajmet e fundit nga