
Kryetari i grupit të këshilltarëve të Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka hedhur akuza ndajkryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai thotë se Bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Erion Veliajt është kthyer në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët.
Sipas tij me faktet për inceneratorin e Tiranës sot Veliaj duhej që të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë.
“Fatkeqësisht, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe përfaqësuesit e tij kanë humbur realitetin mbi hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve të Tiranës. Arroganca dhe papërgjegjshmëria e Erion Veliajt, reflektohet kudo dhe kjo bëhet ende dhe më e ndjeshme në raport dhe me sjelljen e tij me Këshillin Bashkiak. Bashkia e Tiranës gjatë drejtimit të Erion Veliajt është kthyer në një strukturë abuzimi në raport me qytetarët. Në Tiranë, jetesa është e papërballueshme nga taksat dhe tarifat vendore shumë të larta nga korrupsioni i kryetarit të bashkisë dhe zyrtarëve në varësi të tij.”, tha Braimllari.
Braimllari thotë se Tirana është kthyer në kryeqendrën e betonit.
“Tirana është kthyer kryeqendrën e betonit, mungesës së hapërave publike dhe pastrimit të parave të pista nëpërmjet kullave që firmos vetë Erion Veliaj. Tirana sot përballet me çmimet e papërballueshme të apartamenteve. Nëse Erion Veliaj, me gjithë lejet e ndërtimit që ka firmosur, do t’a merrte 3% në metra katrorë ashtu sic thotë ligji, sot do të kishim 1 mijë apartamente për njerëzit në nevojë. Erion Veliaj është kampioni i premtimeve të pambajtura. Nga deklaratat që nuk do jepte kulla në Tiranë, deri tek premtimi për ujë të pijshëm 24 orë. Megjithë rritjen skandaloze dhe të njëanshmë të çmimit të ujit të pijshëm nga 45 lekë në 65 lekë për metër kub, Tirana sot vazhdon të vuajë në mënyrë të frikshme mungesën e ujit.”, tha ai.
Endrit Braimllari shprehet se me faktet për inceneratorin e Tiranës Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë.
“Denoncimi i aferës korruptive të shekullit, të inceneratorit të Tiranës nga Partia e Lirisë një ndër vjedhjet më të mëdha në vend ku Erion Veliaj përfshihet drejtëpërdrejtë. Bashkia e Tiranës paguan miliona euro nga taksat e qytetarëve për inceneratorin që nuk ekziston. Erion Veliaj është përgjegjësi kryesor për inceneratorin e Tiranës, është ai ideatori, urdhëruesi dhe zbatuesi i këtij projekti korruptiv. Firma e tij në kundërshtim me ligjin duke marrë kompetencat e këshillit bashkiak, i hapi rrugë koncesionit të inceneratorit. Me autoritetin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nxjerrë disa urdhra mbi procedurat e inceneratorit të Tiranës. Ka mbi dy vite, që Erion Veliaj nuk dërgon përfaqësuesit e njësisë së zbatimit të projektit për të ndjekur nga afër ecurinë e zbatimit të kontratës.
Vetëm me këto fakte, sot Erion Veliaj duhet të ishte i pandehur para organeve të drejtësisë. Erion Veliaj në mbledhjen e muajit tetor, hoqi 4.3 milionë euro nga fondi i dedikuar për arsimin dhe i transferoi tek inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Fëmijët do të vazhdojnë të vuajnë mësimin me dy dhe tre turne sepse Veliaj, paratë e dedikuara arsimit i dërgon tek inceneratori.”, shtoi ai./ CNA
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se j...
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Ish-konkurentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka folur...
Shqipëria mori rezultate shumë të dobëta në Vlerësimin...
Në aksidentin automobilistik ndodhi mbrëmjen e djeshme...
Gjatë ditës së sotme janë rikthyer reshjet e dëborës n...
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në ven...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Pas publikimit të pamjeve nga zyra e Safet Gjicit shpërthy...
Në seancën parlamentare të së enjtes, në Kuvend u votu...
Trafik i rënduar paraqitet në këto momente në hyrje të Elb...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me të gjithë shqiptarë lajm...
Policia ka administruar një informacion se ka patur nj...
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kë...
Sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak është miratuar buxhe...
Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço duke marrë ...
Policia ka dhënë njoftimin zyrtar mbi ekstradimin e Albert...
Pas ngjarjes së bujshme në burgun e Peqinit, kontrollet dh...
GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e SPAK-ut për mosnisjen e h...
Në redaksinë e CNA ka mbërritur një denoncim nga një g...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...