LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ “Shuplaka” e Murrizit: Anëtarët e saj të emëruar nga PD

22 Dhjetor 2023, 18:13, Aktualitet CNA
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ “Shuplaka” e Murrizit:
Myslim Murrizi

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës për pezullimin e arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, ish deputeti Myslim Murrizi ka hedhur një vëzhgim nga 9 anëtarët e saj për të kuptuar se nga janë dhe çfarë përfaqësojnë.

Murrizi ka konstatuar se, disa prej anëtarëve janë emëruar, promovuar , graduar gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, e cila sot quan anitkushtetuese vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Postimi i Myslim Murrizit

Po shihja me vemendje kush jane 9 antaret e Gjykates Kushtetuese per te kuptuar çfar jane, nga vijne, çfare perfaqesojne, kush eshte karriera e tyre , kush parti politike i ka mbeshtetur dhe promovuar nder vite dhe gjate ciles kohe kane perfituar perkrahje dhe privilegje

Nisur nga mosha e Tyre shoh qe vetem 3 nga 9 antare kane filluar fakultetin ne kohen e komunizmit dhe duke pare moshen vetem per keta te tre mund te ngre pyetjen a kane qene apo jo ish spiun te sigurimit

1- Marjana Semini e datelindjes 1966

2- Gent Ibrahimi i datelindjes 1970

3- Ilir Toska i datelindjes 1970

Pra teorikisht kush ka qene 18 vjeç deri ne dhjetor te vitit 1990, ka patur mundesine te ishte edhe spiun sigurimi

Te 6 antaret e tjere jane te datelindjeve 1974,1975,1976

Perveç ZJ Marjana Semini qe ka mbaruar fakultetin ne vitin 1988, pra ne kohen e komunizmit, te 8 antaret e tjere kane mbaruar pas vitit 1992

Kur i sheh se ku kane punuar dhe si jane promovuar shikon qe 6 prej tyre jane promovuar, perkrahur, emeruar dhe graduar gjate qeverisjes se PD

1-Zj Semini eshte emeruar 4 vjet 2009-2013 drejtoresh e shkolles se magjistratures, shkolle ku pregatiten gjyqtaret dhe prokuroret magjistrat

Pra edhe pse gjenetikisht vjen nga familja Tutulani ekstra e majte, per çudi eshte graduar nga pushteti i PD

2-ZJ XHaferrllari ka qene keshilltare e ministrave te drejtesise pas ardhjes se PD ne pushtet nga 2005 e ne vazhdim dhe eshte emeruar nga Presidenti Meta duke ardhe si propozim antikushtetues i Dvoranit te KEDIT ku nga 3 kanidate qe duhet te dergonte, ai dergoi 4 dhe Presidenti dekretoi te katerten

3-Z Ilir Toska nga gjyqtare ne Librazhd eshte emeruar ne gjykaten e apelit Tirane gjate qeverisjes se PD

4-Z Sander Beci eshte emeruar petagog ne universitetin e Shkodres qysh ne vitin 1996 sapo ka mbaruar fakultetin aty dhe ka punuar deri ne vitin 2018 kur u zgjodh antare i KLD

5-ZJ Sonila Bejtja eshte emeruar nga Presidenti Meta nga profesioni i noteres sepse eshte bashkeshortja e gazetarit Andi Bejtja dhe besoj qe ka patur jo pak avantazh nga ky fakt

6-Zj Elda Toska prej vitit 2007 ka qene keshilltare ligjore ne Gjykaten Kushtetuese dhe para kesaj kohe nga viti 2000-2006 ka punuar tek Avokati i Popullit meqe ne ate kohe avokat i popullit ishte Z Ermir Dobjani nga Kavaja dhe zj Elda ka lindur ne Kavaj

7-Zj Fiona Papajorgji eshte emeruar ne drejtorin e studimeve dhe botimeve te Gjykates Kushtetuese ne vitin 2009 dhe pastaj deri ne vitin 2019 ka qene keshilltare ligjore ne Gjykaten kushtetuese

8- Z Gent Ibrahimi ka qene keshilltare kryesor i reformes ne drejtesi qe sipas Kushtetutes nuk duhej te perfshihej fare ne asnje institucion te drejtesise se re sepse ishte hapur ne konflikt interesi por jo vetem Z Ibrahimi por edhe te tjere qe hartuan reformen sot jane ne majat e kesaj drejtesie

9- Zj Holta Zaçaj qe eshte dhe kryetare e kesaj Gjykate ka punuar si keshilltare ne bashkin e Tiranes kur kryetar i kesaj bashkie ka qene z rama por nga viti 2003-2013 ka qene e emeruar si petagoge ne shkollen e magjistratures

Nuk po ju bej biografine dhe as po merem me cv e Tyre por kur i shoh qe nga 9 antare vetem njeri prej tyre Z Gent Ibrahimi nuk ka patur lidhje dhe nuk eshte emeruar, promovuar, perkrahur apo graduar nen qeverisjen e PD, atehere pyes veten qe pse jane kaq me mllef apo kundra çdo kerkese qe paraqitet prane kesaj Gjykate nga Deputet te PD apo vete PD??????

Pse gjate 13 viteve ne pushtet PD kishte shume qejf dhe afeksion per te graduar, emeruar, promovuar, shperblyer individe te tille???

Kushdo ka te drejte ti quaj bukshkeles, mosmirenjohes, bes prere, tradhetare, te shitur apo te blere , por vete kupola drejtuese e PD qe ka qeverisur gjate pushtetit te saj a nuk ka asnje pergjegjesi qe zgjidhte vetem nga kjo kategori??????

Te ngresh supet dhe te besh si i habitur kur ju ke dhene pushtet kesaj kategorie nuk eshte justifikim

Per ta mbyllur se e di qe do me merziten shume disa miq fb “parimore “dhe  apo militant debila e skllever te tredhur nga trute e kokes nga çdo krah politik, po tregoj nje proverb gjys barsalete

NJE DITE FILLUAN DRUTE E PYELLIT TE ULERITNIN DHE TE ANKOHESHIN SE PO I PRISTE SPATA,DHE PERGJIGJEN E MOREN NGA OSHETIMA E MALEVE DUKE JU THENE:

MOS U ANKONI SE BISHTIN VETE JA KENI VENE SPATES, SE PA BISHT SPATA NUKJU PRET DOT KURRE

Tani mezi po pres te me bejne moral te gjithe “ moralistet” parimor dhe me kete rast ti fshij nga fb sepse nuk kam nevonje per miq qe quajne te mire çdo gje qe del nga goja e liderit, dhe duan, shajne, urrejne apo mburrin sipas shijes se liderit./ CNA

Lajmet e fundit nga