LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë/ Kërkon rikthimin në qeli të Malltezit

22 Dhjetor 2023, 11:35, Aktualitet CNA
SPAK rekurs në Gjykatën e Lartë/ Kërkon rikthimin në
Jamarbër Malltezi

Të premten, Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë për Jamarbër Malltezin ku kërkon rikthimin e tij në qeli. Më herët Gjykata e Apelit ndryshoi masën për Malltezin nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”.

Malltezi kërkoi së fundmi edhe kthimin e telefonit, kompjuterëve dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e SPAK-ut gjatë ditës së arrestimit. Por, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së dhe nuk ka pranuar kthimin e tyre.

Kujtojmë se anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së u vu në pranga mbrëmjen e 21 tetorit në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit "Partizani". 

Ish-kryeministri Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë.

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

Në tokën e ish-kompleksit "Partizani", Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro./CNA

 

 

 

Lajmet e fundit nga