web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Masakra në Peqin/ Kush do ta drejtojë burgun e sigurisë së lartë

22 Dhjetor 2023, 09:35, Aktualitet CNA

Masakra në Peqin/ Kush do ta drejtojë burgun e sigurisë së

Florenc Doka është emëruar si drejtori i ri i burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.

Mësohet se emërimi i Dokës është firmosur nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. Ai është prezantuar nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija.

Bëhet e ditur se Florenc Doka më herët ka qenë pjesë e sistemeve të burgjeve.

Doka do të zëvendësojë Kamber Hoxhën, ish-drejtorin që u arrestua së bashku me 11 zyrtarë të tjerë të burgut të Peqinit pas vrasjes dhe plagosjes nga Sokol Mjacaj.

Kujtojmë se ky i fundit vrau me armë Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjën.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 dhjetor 2023.

Sokol Mjacaj kishte qëndruar për një periudhë 20-ditore i pajisur me armë në burg.

Prokuroria dyshon se Mjacaj ka lëvizur me armë nga ambientet e brenshme në ambientet e ajrosjes dhe në momentin që është futur brenda nuk i është bërë kontrolli që duhet bërë sipas rregullave./ CNA





Lajmet e fundit nga