Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Berisha: Dëshmoi se përbën seksionin më militant të PS
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Krye...

Ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë porositë e tij në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së.
Berisha dha mesazhin se nuk duhet të zmbrapsen në betejën e tyre dhe se duhet të bëhen zëdhënës e atyre që guxojnë.
Porosia e tij kryesore ishte që të arrijnë të shkrijnë akujt e frikës tek njerëzit që ka instaluar pushteti.
“Në asnjë rrethanë ne nuk mund të zmbrapsemi, ne nuk do zmbrapsemi. Por në kushte të reja, të diktuara në mënyrë të shpejtë do të thosha nga regjimi, natyrisht kërkohet një ripërshtatje e shpejtë e jona në këto kushte.
Kërkohet nga ne të bëjmë gjithçka që të jemi zëdhënës të atyre që guxojnë.
Edi Rama ka zhytur Shqipërinë, shoqërinë shqiptare në mbretërinë e frikës dhe frika është e njohur se përbën ndjenjën më qendrore në fiziologjinë e ndjenjave njerëzore.
Shpesh, thonë se ai fiton vota. Kjo nuk më rikujton asgjë tjetër veçse marsin e vitit 1991, ne, zona më e varfër, më e mjeruar, zona që jetonte në uri kronike prej vitesh, nuk na votoi.
Nuk na votoi se ajo ishte pajtuar me atë shkallë ekstreme mjerimi, jo se ajo kishte parë qoftë edhe favorin më të vogël nga diktatura. Përkundrazi, e kishte pësuar më rëndë se të gjithë të tjerët. Ata ushqeheshin realisht më keq se të burgosurit në burgjet e diktaturës.
Por më e fuqishme se sa ulërima e urisë, ishte frika tek ata. Ishte frika tek ata.
Ndaj dhe e kam theksuar dhe më parë, kjo frikë, e njohur si strategji, u ngulit me një program të caktuar dhe sot është mjaft e përhapur.
Por nga ana tjetër, askush të mos mendojë se njerëzit janë të qetë, janë të kënaqur të jetojnë me frikë. Jo, çdo njeri dëshiron të çlirohet sa më parë prej saj.
Asgjë nuk çliron qytetarin nga frika më shumë se shembulli personal i qytetarit, demokratit, drejtuesit të PD.
Në këtë kontekst, duhet ta konceptojmë qëndresën tonë, betejën tonë pa kthim, para së gjithash si një betejë të atyre që guxojnë dhe ju garantoj se ata që guxojnë janë shumë herë më shumë nga sa mendojmë ne, nga sa mendojnë drejtuesit tanë.
Si mund t’i identifikojmë dhe t’i gjejmë këta ne? Thjesht, të bëhemi zëdhënës të kërkesave dhe sugjerimeve të tyre.
Ata kanë guximin dhe guximi u bën të mundur atyre të kenë projekte për betejë. U bën të mundur të angazhohen në betejë kundër regjimit.
Kjo është rruga e vetme që ne të shkrijmë akullin e frikës, që ne të rritemi dhe të shndërrohemi siç jemi sot. Sot ne jemi shpresa e vetme për shqiptarët.
Por me një lëvizje të fuqishme në mbarë vendin, ju garantoj se nuk mbetemi forca e vetme e shpresës, por forca më e sigurt e fitores për shqiptarët.
Kjo kërkon gjithashtu që secili nga ju, të dashur anëtarë të kryesisë, të shumëfishojë përpjekjet tuaja, të mendojë çdo ditë se çfarë do t’i bëjmë sot armikut tonë në pushtet.
Ai, faktoi se mund të bëjë gjithçka dhe ne duhet të faktojmë se mund t’i bëjmë çdo gjë.
Rruga është vetëm një: përballja, përballja, përballja me të”, tha Berisha./ CNA
Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Krye...
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi foli li...
Organizatat Ndërkombëtare mediatike kanë reaguar në li...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ...
Grupi i Këshilltarëve të opozitës, Ilir Alimehmeti, Il...
The Guardian i ka kushtuar një artikull ngjarjeve poli...
Luçiano Boçi ka folur lidhur me vendimin e marrë nga K...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor...
Dy banorët e "Big Brother VIP" Kosova, Kaderi dhe Lumbardh...
Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ak...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga selia dhe ka...
Kryeministri Edi Rama ka mbështetur vendimin e GJKKO-s...
Ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal u dënu...
Vetëm pak minuta më parë ka mbërritur në SPAK letra e Kuve...
Kompanitë eksportuese dhe prodhuese paralajmërojnë se ...
Gazetari Arsen Rusta ka publikuar sot dy foto, të cilat tr...
Në Parlament ka pasur tensione sapo kanë mbërritur deputet...
Deputetja Albana Vokshi është përplasur me punonjësit e ga...
Garda e Republikës u ka bërë pritë deputetëve të Partisë D...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me punonjës...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...