EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Kompanitë eksportuese dhe prodhuese paralajmërojnë se në ditët e para të janarit do të dalin në protestë, për situatën aktuale në të cilën ndodhen.
Sipas tyre, humbja e konkurrueshmërisë, rënia e vlerës së shitjeve nga dobësimi i euros dhe rritja e kostove direkte të ndikuara nga inflacioni po shtyjnë shumicën dërrmuese të eksportuesve drejt falimentimit.
Më datë 20 dhjetor 2023 u organizua takimi mes Përfaqësuesve të grupeve eksportuese dhe Përfaqësuesve të Sindikatave – Organizatave dhe Shoqërisë civile që janë në mbrojtje të të drejtave të punonjësve.
Kompanitë eksportuese dhe prodhuese, sipas treguesve financiarë të tyre, po prodhojnë më pak dhe do të ofrojnë po ashtu më pak produkte për shitje. do të thotë gjithashtu që kompanitë kanë nevojë për më pak punonjës dhe shpesh po rezultojnë pushime nga puna.
Gjithçka që po ndodh në ekonominë e prodhuesve për eksport po ndikon në tregun e punës.
Humbja e konkurrueshmërisë së eksportuesve, rënia e vlerës së shitjeve nga forcimi i shpejtë i lekut dhe rritja e kostove direkte dhe ndikimi i inflacionit në shpenzimet e përditshme po krijojnë me shpejtësi ambientin e pafavorshëm për të vijuar më tej dhe po e detyrojnë pjesën dërrmuese të eksportuesve të mbyllin aktivitetet dhe të aplikojnë për status pasiv.
Kjo masë drastike e detyruar nga akumulimi i humbjeve dhe nga mospasja e një qartësie për tregun në vitin që po hyn do të krijojë një efekt në rritjen e papunësisë me të paktën 6% nga niveli aktual, ku kryesisht papunësia më e madhe do të ndihet te të punësuarat dhe të rinjtë.
Përfaqësuesit e Sindikatave shprehën mbështetje duke vlerësuar faktin se shoqëritë eksportuese mbajnë ekuilibrat ekonomikë dhe të punësimit. Një shqetësim në rritje është edhe nevoja që për të matur realisht ndikimet dhe efektet e kësaj situate në ekonomi, në jetën sociale dhe në buxhetin e shtetit dhe atë të bizneseve nevojiten statistika zyrtare të sakta, në kohë reale dhe të shërbejnë si baza e përbashkët e dialogut social mes palëve.
Rrjedhimisht këta punëtorë dhe biznese janë lënë të vetëm dhe Qeveria fatkeqësisht këtë problem ekonomik dhe krizën aktuale i sheh vetëm përmes dy qasjeve: atë të lënies në dorë të tregut të adresojë problemet duke e konsideruar si një dështim të modelit të biznesit, si dhe trajtimin sipas kuadrit ligjor për papunësinë dhe për ofertën për punë në sektorë të tjerë nëse ndodh masivisht mbyllja e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese.
Kriza aktuale ka vënë në pah edhe një dobësi të jashtëzakonshme të përgatitjes së Institucioneve për të përballuar raste të tilla në prag të mbylljes së një sektori të tërë nëpërmjet krijimit të fondeve të posaçme për t’u përdorur për periudha krizash sektori apo kriza të shkaktuara nga moskoordinimi mes institucioneve dhe detyrave të pakryera për një mjedis konkurrues dhe me rregulla tregu të një ekonomie të lirë.
Tani ka ardhur momenti, që krizën po e ndiejmë të gjithë. Në këtë situatë ekstreme do të nevojitej një ndërgjegjësim i institucioneve kopemtente për t'u përgatitur duke e ndier se sa i vështirë është ballafaqimi me momente të tilla.
Potencialisht, secili prej nesh, kemi shumë nevojë për mbështetje institucionale në rastin e humbjes së biznesit dhe të humbjes rrjedhimisht edhe të vendeve të punës. Prandaj ballafaqimi dhe shterimi i gjithë argumenteve nëpërmjet tryezave institucionale është domosdoshmëri shoqërore dhe ekonomike për vendin tonë si dhe do të propozohet që diskutimi dhe propozimet për dialog mbi situatën të vendosen në mbledhjen më të parë të Këshillit Kombëtar të Punës.
Si masë e parë dhe urgjente, kërkohet vazhdimi i tavolinave teknike dhe gjetjen e zgjidhjeve për kapërcimin e situatës.
Ndërkohë, masa të tjera të përshkallëzuara do të vijojnë të diskutohen, ku vendosmëria dhe bashkëpunimi shumëpalësh janë kryesore, ka marrë vendimin që të zhvillohet së bashku me Sindikatat dhe me punonjësit e sektorëve eksportues “Protestë përballë Kryeministrisë” në ditët e para të muajit janar./Monitor
Gazetari Arsen Rusta ka publikuar sot dy foto, të cilat tr...
Në Parlament ka pasur tensione sapo kanë mbërritur deputet...
Deputetja Albana Vokshi është përplasur me punonjësit e ga...
Garda e Republikës u ka bërë pritë deputetëve të Partisë D...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me punonjës...
Policia e Shtetit ka marrë plan të rreptë masash për prote...
Analisti Fatos Lubonja e ka konsideruar këtë qeveri si...
Ekonomisti Dritan Sheno ka komentuar zhvillimet në pol...
Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e opozitës për...
Pas prerjes së fletëarresteve nga SPAK për inceneratorin e...
Ish-ministri Aldo Bumçi ka reaguar në lidhje me vendimin e...
Gazetari Çim Peka ka tallur kreun e SPAK, Altin Dumani pas...
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, qeveria ka m...
Ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind K...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur këtë të m...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e mbajtur këtë të ...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehme...
Janë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë 2 raportet e ...
Policia italiane ka çmontuar një grup shqiptar të traf...
Goditet një skemë mashtrimi me detyrimet tatimore. Gjykata...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...