LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

CNA publikoi pamjet/ Policia jep detaje nga ekstradimi i Albert Shkëmbit

22 Dhjetor 2023, 16:38, Aktualitet CNA

CNA publikoi pamjet/ Policia jep detaje nga ekstradimi i Albert Shkëmbit

Policia ka dhënë njoftimin zyrtar mbi ekstradimin e Albert Shkëmbit, të dënuarit me 12 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ekstradimi i Albert Shkëmbit, 60-vjeç u bë në kuadër të operacionit “Return”. Lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi, në Neë Jersey, në muajin qershor të këtij viti, është bërë e mundur pas shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Policisë së Shtetit, DSS/OCIU pranë  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara Tiranë dhe Shërbimit të Marshallëve Amerikanë.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datës 22.11.2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Gjatë periudhës 2014-2015, ky shtetas, në rolin e organizatorit dhe financuesit, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka organizuar  trafikimin dhe transportimin e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë, nga Turqia drejt Shqipërisë (me itinerar Turqi-Greqi-Maqedoni-Shqipëri), për t’i shitur këto lëndë në tregun e brendshëm, si dhe për t’i trafikuar më pas drejt vendeve të tjera të BE-së./ CNA

 

Lajmet e fundit nga