
Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë ngre alarmin se Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Privat në Shqipëri është në rrezik.
Në një qëndrim publik të asamblesë theksohet se ky profesion është i rrezikuar dhe i goditur nga mosfunksionimi i hallkave shtetërore.
Në reagim nënvizohet se disa individë me licencë përmbaruesi, që nuk janë pjesë e asamblesë në bashkëpunim me disa kompani mikrofinanciare shkelin ligjet e vendit.
Përmbaruesit privatë kërkojnë nga organet e drejtësisë të vendosin forcën e ligjit mbi ata persona që po përdhosin profesionin dhe po dhunojnë qytetarët në emër të tij.
"Mungesa e eficiencës së gjykatave në erën e sistemit të ri të drejtësisë është një tjetër rrezik që e kanos këtë profesion çdo ditë dhe më tepër. Imazhi publik i përmbaruesit privat është goditur rëndë, nga disa individë me licencë përmbaruesi, që i refuzojmë të jenë pjesë e jona. Ne i kemi denoncuar publikisht ata që, bashkë me kompanitë mikrofinanciare guxuan të mashtrojnë mijëra qytetarë, me sekuestrime, ankande dhe procedura fiktive përmbarimi. Ne, kërkojmë nga organet e drejtësisë të vendosin forcën e ligjit, mbi këta “përmbarues” që përdhosën profesionin dhe dhunuan qytetarët në emër të tij", thuhet ndër të tjera në reagim.
Më tej, theksohet se çdo përpjekje për të cenuar imazhin dhe veprimtarinë e Kryetarit të Dhomës, Tedi Malavecit konsiderohet cenim i imazhit dhe veprimtarisë së gjithë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Qëndrimi i plotë:
Sot, më datë 21.12.2023, Ne, Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, që jemi organi më i lartë i përfaqësimit dhe vendimmarrjes së kësaj organizate juridike, vendosëm të mbajmë këtë qëndrim publik:
Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor Privat në Shqipëri është në rrezik. I rrezikuar si profesion. I goditur si imazh publik. I anatemuar tek organet drejtuese të tij. Profesioni ynë është goditur rëndë nga mosfunksionimi i hallkave shtetërore, në tërësi, ku spikat vitet e fundit, pavëmendja qeveritare ndaj incentivave ekonomike të këtij shërbimi juridik dhe
mosfunksionimi konform kërkesave ligjore i disa enteve shtetërore.
Mungesa e eficiencës së gjykatave në erën e sistemit të ri të drejtësisë është një tjetër rrezik që e kanos këtë profesion çdo ditë dhe më tepër. Imazhi publik i përmbaruesit privat është goditur rëndë, nga disa individë me licencë përmbaruesi, që i refuzojmë të jenë pjesë e jona. Ne i kemi denoncuar publikisht ata që, bashkë me kompanitë mikrofinanciare guxuan të mashtrojnë mijëra qytetarë, me sekuestrime, ankande dhe procedura fiktive përmbarimi.
Ne, kërkojmë nga organet e drejtësisë të vendosin forcën e ligjit, mbi këta “përmbarues” që përdhosën profesionin dhe dhunuan qytetarët në emër të tij.
Ne i dënojmë ata, njësoj si bashkëpunëtorët e tyre, jashtë shërbimit përmbarimor, të angazhuar së fundmi në përpjekje të vazhdueshme për të anatemuar imazhin përfaqësues të Dhomës. Ne, Asambleja e Përgjithshme e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, nuk do të lejojmë asnjë individ, me apo pa licencë përmbaruesi; asnjë entitet brenda apo jashtë shërbimit përmbarimor, të diskutojë ose vërë në dyshim vullnetin tonë, për të zgjedhur përfaqësuesit tanë.
Kryetari aktual i Dhomës, ashtu si gjithë organet drejtuese, është zgjedhur në një proces votimi të lirë dhe përfaqëson vullnetin absolut të shumicës së Asamblesë së Përgjithshme, përpara pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, në interes të trupës së përmbaruesve gjyqësorë privatë.
Çdo përpjekje për të cenuar imazhin dhe veprimtarinë e Kryetarit të Dhomës, i cili ka përfaqësuar në çdo kohë dhe më së miri interesat legjitime të anëtarësisë, në përputhje me ligjin dhe me tagrat e përfaqësimit të përcaktuara në Statut, konsiderohet cenim i imazhit dhe veprimtarisë së gjithë Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë.
Inkurajojmë institucionet dhe opinionin publik ta shohin përmbaruesin gjyqësor privat si aleatin e tyre, në misionin e vështirë të rifitimit të terrenit të humbur të Drejtësisë./CNA
Mëngjesin e sotëm Prokuroria e Posaçme ka dorëzuar në GJKK...
Më në fund dritë në tunelin kryesor të Rrugës së Arbrit. M...
Në prag të Krishtlindjeve, Fortlumturia e tij, Kryepis...
Të premten, Prokuroria e Posaçme ka depozituar rekurs ...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar mëngjesin e kësa...
Florenc Doka është emëruar si drejtori i ri i burgut të Si...
Të hënën e 18 dhjetorit, stafi i CNA-së dhuroi 100 pemë pë...
Qeveria synon të miratojë një ligj të ri që do të rregullo...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar se mbi 50 persona janë ...
Gazetari Elvi Fundo është shprehur se Mirel Mërtiri ës...
Gazetari Elvi Fundo ka folur lidhur me aferën e incenerato...
Gazetari Elvi Fundo, gjatë fjalës së tij në emisionin "Të ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me aferën e in...
Gazetari Elvi Fundo ka zbërthyer intervistën e Mirel Mërti...
Gazetari Elvi Fundo ka folur lidhur me intervistën e z...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar daljen e Mirel M...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enj...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar arsyen e daljes së Mirel Më...
Gazetari Ylli Rakipi ka thumbuar Gazment Bardhin në li...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka folur për vendimin pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...