LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjykata e Lartë jep vendimin/ Nuk heq sekuestron për pasuritë e Malltezit

3 Prill 2024, 10:00, Aktualitet CNA

Gjykata e Lartë jep vendimin/ Nuk heq sekuestron për pasuritë e

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndonëse avokatët e Malltezit kanë argumentuar se pronat kanë burim të ligjshëm, nuk ka korrupsion, konflikt interesi apo element të pastrimit të parave, Gjykata e Lartë nuk e ka hequr sekuestron.

Dhëndrit të Berishës i janë vënë në sekuestro 25 pasuri me kërkesë të SPAK-ut, në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së ndodhet në arrest shtëpie, pasi akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim të produkteve të veprës penale në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit "Partizani". 

SPAK pretendon se Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka favorizuar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit "Partizani" dhe përfitues i drejtpërdrejtë ka qenë Malltezi.

SPAK deklaron se në tokën e ish-kompleksit "Partizani", Malltezi në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., ka kryer ndërtime dhe përfitimet llogariten në shumën 672 miliardë lekë ose 5 milionë euro./ CNA

Lajmet e fundit nga