LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i Alda Klosit/ Reagojnë socialistët

4 Shkurt 2023, 13:20, Aktualitet CNA

Arrestimi i Alda Klosit/ Reagojnë socialistët

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur nga Fieri për arrestimin e ish-zyrtares Alda Klosi.

Balla u shpreh se nuk i komenton vendimet e prokurorisë, por kjo gjë tregon se Reforma në Drejtësi po jep rezultate.

Balla shtoi më tej se drejtësia duhet lënë të bëjë punën e saj pa ndërhyrje të politikës.

E ndërsa lidhur më çështjen "McGonigal", Taulant Balla tha se po përdoret nga opozita për të hequr vëmendjen e opinionit publik nga ngjarjet që janë përfshirë, si dosja e 21 janarit dhe Gërdecit.

Balla shtoi më tej se Rama e ka pritur ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal, ashtu siç edhe pret një zyrtar të një vendi të tjerë, të SHBA-së.  

“Nuk ka asnjë lloj akuze që përfshin qoftë edhe një autoritet të vetëm shqiptar, përfshirë edhe Ramën. Kryeministri Rama e ka pritur siç edhe pret një zyrtar të një vendi tjetër, të SHBA-së.

Ai ka kërkuar një takim, është pritur dhe pas disa vitesh ky zotëria ka një problem tjetër. Duhet të ziejë dhe të bëjë sa më shumë zhurmë që të zbehë çështjet e veta. Nuk i marrin dot qytetarët për budallenj, as Saliu dhe as aleatët e tij, të zbehësh hetimet për 21 janarit dhe Gërdecin”, tha Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga