LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e mbikalimit në Shkodër/ Ministrja Bilali: Thanë e bënë fansat e Luizit, por ja kush ishte shkaktari

4 Shkurt 2023, 08:51, Aktualitet CNA

Shembja e mbikalimit në Shkodër/ Ministrja Bilali: Thanë e

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali, ka reaguar lidhur me shembjen e mbikalimit në Shkodër.

Sipas Bilalit, mbikalimi dukej qartësisht se u dëmtua nga një goditje dhe kamioni i parkuar pranë nuk kishte dritat fluoreshente për të treguar që ishte shkaktari. Bilali “shënjestron” edhe qytetarët, duke shkruar se preferojnë të mbyllin sytë para të vërtetës dhe të helmojnë shpirtin e tyre dhe opinionin publik me të pavërteta.

Më tej nuk “kursen” as kundërshtarët politikë, duke i quajtur qesharakë, e po ashtu etiketon portalet si ngritës hipotezash dhe teorish konspirative nga nxitimi për të publikuar lajme sa më shpejt.

Ministrja nuk kursen më tej as ironitë, duke shtuar se hipoteza më e gjetur ishte që e kanë bërë fansat e Luizit pas bashkimit me Kiarën.

Edona Bilali sqaron se ai mbikalim ishte një rinovim estetik i cili sipas saj ka kushtuar 0 lekë nga taksat, e ndërsa përfundon se është shumë e lehtësuar se gjithçka u mbyll me kaq pa u lënduar askush./CNA.al

Shembja e mbikalimit në Shkodër/ Ministrja Bilali: Thanë e

Lajmet e fundit nga