LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga paratë në krevat, marrja e kasafortës dhe tri shtëpitë e ish-zyrtares/ Rrëfimi i Rozeta Dobit, si i bleu makinat e djalit

4 Shkurt 2023, 11:12, Aktualitet CNA

Nga paratë në krevat, marrja e kasafortës dhe tri

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për “BalkanWeb” dëshminë e plotë të Rozeta Dobit në polici, dëshmi që çoi në arrestimin e ish-zyrtares së Kryeministrisë Alda Klosi.

Sipas dëshmisë së zbardhur nga gazetarja Klodiana Lala, ajo ka kërkuar të mbrohet nga avokatët e shtetit dhe jo nga ata që i ka gjetur familja.

Rozeta Dobi ka rrëfyer para grupit hetimor se kishte nisur punë në shtëpinë e ish-zyrtares Alda Klosi në vitin 2018.

Po në të njëjtin vit, ajo ka rrëfyer se ka konstatuar që në krevatin e ish-zyrtares të mbuluar me batanije kishte lekë dhe euro në shuma të mëdha.

Dobi i ka marrë paratë, i ka sistemuar në sirtar dhe e ka telefonuar Alda Klosin, për t'i treguar vendin e parave.

Sipas saj, Alda Klosi kishte edhe një shtëpi në Kombinat një shtëpi të porositur te “Kodra e Diellit” si dhe një shtëpi të ndërtuar në truallin e prindërve.

Dobi ka rrëfyer edhe se si e ka marrë kasafortën nga shtëpia e Klosit si dhe për blerjen e makinave të djalit.

Dëshmia:

“Kam vendosur të bashkëpunoj me policinë. Nuk dua të mbrohem nga avokatët që më ka caktuar familja. Dua të më caktoni një avokat shteti. Kam filluar punë si pastruese në shtëpinë e Alda Klosit në vitin 2018. Shtëpinë në atë kohë e kishte te Mozaiku.

Aty ka pasur dhe një shtëpi tjetër. Në vitin 2018 kam konstatuar që në krevatin e saj të mbuluar me batanije kishte lekë dhe euro, shumë të mëdha. I kam marrë dhe i kam sistemuar në sirtar dhe e kam telefonuar Aldën dhe i kam thënë që lekët i ke në sirtar. Alda Klosi kishte përveç kësaj një shtëpi në Kombinat, kishte porositur një shtëpi te Kodra e Diellit dhe kishte një shtëpi të ndërtuar në truallin e prindërve.

Shpesh Alda lëvizte para, unë nuk kam prekur asgjë. Kur shkoi tek apartamenti te ‘Rruga e Kosovarëve’ që u nda nga bashkëshorti, ajo më kërkoi që t’i mbaja këto para. Unë e kam marrë kasafortën, e kam çuar në shtëpinë time me makinën e djalit dhe i kam sistemuar disa nga lekët dhe bizhuteritë. Disa të tjera i kam vendosur te sirtari i dollapit tim për t'i sistemuar më vonë.

Makinat ia kam blerë unë djalit. Njëra ka kushtuar 3 mln lekë të vjetra. Shuma prej 25 700 eurosh që janë gjetur te komoja e krevatit janë para të punës sime. Ndërkohë, shtëpinë e bëra unë rrëmujë sepse Alda donte të fajësonte për paratë dhe bizhuteritë bashkëshortin, pasi ai e kërcënonte”, ka deklaruar Alda Klosi./CNA.al

Lajmet e fundit nga