LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati: Bujar Nishani president model, por...

1 Qershor 2022, 21:12, Aktualitet CNA
Andi Bushati: Bujar Nishani president model, por...
Analisti Andi Bushati

Bujar Nishani ishte një president modest, pa akuza për shpërdorim detyre e korrupsion, mirëpo nuk është modeli i presidentit për t’u marrë shembull nga mënyra se si u “katapultua” në politikë.

Kështu u shpreh në emisionin “Shock” në Euronews Albania analisti Andi Bushati.

“Nuk është modeli i presidentit që dua unë, e as një president që duhet marrë shembull.

Jo më shumë për mënyrën se si ka ushtruar detyrën, por si është katapultuar në atë post”, u shpreh Bushati.

Bushati tha se modeli i Bujar Nishanit, është modeli i një presidenti “politik” që duke qenë anëtar kryesie e një partie u “transformua” në një kryetar të pavarur shteti.

“Ai u soll në presidencë si njeri besnik i forcës politike nga e cila rrodhi”, shtoi Bushati./euronews

Lajmet e fundit nga