
Në shtator të vitit 2021 Lulzim Basha mori një vendim ekstrem, pa pyetur strukturat, pa pyetur kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të partisë, përjashtoi një deputet të grupit parlamentar, liderin historik të Partisë Demokratike, zotin Sali Berisha.
Një përjashtim, që erdhi sipas justifikimeve të tij se SHBA e kishte shpallur doktorin "non grata".
Në fakt të gjithë argumentet politike dhe faktet thonë se lëvizja e Bashës “për të vrarë” Berishën ka qenë thjesht dhe vetëm për të siguruar vazhdimësinë e tij të përjetshme në PD.

Një pazar të mundshëm për të hyrë në bashkëqeverisje me Edi Ramën.
Megjithëse në fakt Luli ishte një produkt i Berishës, ai shkoi dhe ekzekutoi me vdekje politikën e Sali Berishës.
Sipas të gjitha detajeve që rrodhën më pas po shikojmë se sa sharlatanë dhe palaço publikë janë Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj.

Dy hiena politike që tashmë të ngelur pa asnjë peshë dhe shpresojnë e mendojnë se si mund të bëjnë peng vulën për marrëveshje me kryeministrin Rama apo për t'i shërbyer pa limit këtij të fundit.
Ecën më tej në proces.
Një Kuvend kombëtar u mbajt në stadiumin "Air Albania" me 11 mijë pjesëmarrës, gati pesë mijë delegatë. Të gjithë të certifikuar dhe verifikuar.

Lulzim Basha më pas mban një Kuvend të tij në Pallatin e Kongreseve me rreth 1600 -1700 vetë, ku i deklaron 5200 e të tjera gënjeshtra si këto.

Berisha shkon e regjistron vendimet e strukturës dhe institucionet që u zgjodhën nga Kuvendi i 11 dhjetorit në Gjykatë.
Pas kësaj lind një padi nga Enkelejd Alibeaj, për t’u përfshirë në një proces gjyqësor, pasi Gjykata kishte regjistruar Berishën dhe statutin e ri të PD-së, duke rrëzuar statutin e vjetër të Lulzim Bashës.
Një padi e iniciuar që nga viti i shkuar dhe ka pasur vetëm shtyrje seancash dhe asnjë shqyrtim. Avokatët e Alibeajt dhe Bashës njëherë shkonin e njëherë jo.
Në darkë paraqitesh duke ngrënë e pirë në hotele dhe në restorante luksoze të kryqytetit, ndërsa të nesërmen nuk paraqiteshin në gjyq me justifikime.
Disa dhjetëra seanca dhe sot Indrit Sefa një nga kllounët publikë të Bashës dhe Alibeajt shkoi dhe tërhoqi kërkesën që i kishte bërë gjykatës për regjistrimin e statutit të PD-së dhe për vendimin e marrë në Gjykatën e Faktit.
Pra për një vit e tërhoqën zvarrë PD-në, këta palaço dhe sharlatanë publikë, të cilët duan t'i shërbejnë qeverisë në detyrë dhe duan të marrin peng opozitën, gjoja me një fakt se kishin të drejtë, ishin palë në proces e të tjera si këto.
Por nuk kishin atë qëllim.
Sot e treguan edhe vetë atë që CNA e shumica e mediave kanë raportuar.
Apo atë që shumica e eksponentëve të PD-së e deklarojnë se Alibeaj dhe Basha së bashku me disa të tjerë janë “një bandë politike” e përdorur nga kryeministri Rama, për interesat e tyre personale.
Thjesht dhe vetëm janë shërbëtorë dhe këtë e treguan sot.
Tashmë kanë ngelur në një proces ende më qesharak, që është ai i vulës. Një proces tjetër gjyqësor po aq qesharak sa ai i pari, sepse çojnë padi në gjykatë dhe nuk paraqiten në procese gjyqësore.
Pretendojnë të jenë palë në statut dhe tërhiqen e për pasojë, Statuti mbetet ai që ka regjistruar gjykata.
Por, këta pretendojnë vulën, asgjë më shumë sesa pazar apo thjesht të ushtrojnë presion që të largohen nga shtrati i Edi Ramës ku po flenë prej kaq e kaq muajsh për t’u kthyer në PD dhe për të marrë “kockën” e radhës.
Kjo është ajo që po ndodh me Partinë Demokratike dhe me palaçot politikë dhe me sharlatanët publikë Lulzim Basha, Alibeaj e kompani./CNA.al
Historiani Konstandin Luçi ka shpërthyer ndaj gazetarit Il...
Një delegacion i AMA-s, drejtuar nga kryetarja e Autor...
Presidenti Bajram Begaj ka bërë homazhe në Lezhë, në r...
Komisioni i Sigurisë ka nisur punimet për sesionin e ri pa...
Enkelejd Alibeaj ka tërhequr ankimimin për statutin e ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat, ka de...
Të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt...
Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, i ka bërë thirrje SPA...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vijuar me...
Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka bërë padi në SPAK në lid...
Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partin...
Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku ka komentuar sjelle...
Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës ka folur për shpenzimet e...
Enkelejd Alibeaj është tërhequr nga ankimimi për bashkimin...
Gjykata e Apelit ka pranuar pushimin e çështjes, pas tërhe...
Gazetarja Ola Xama nëpërmjet shifrave të INSTAT ka bërë nj...
“Epiteti 'i degjeneruar' është i tejkaluar, por është prog...
Situata në Partinë Demokratike dhe “lufta” në Gjykatë ...
Sizmologu Damiano Koxhaj ka folur mbrëmjen e sotme për...
Një debat është regjistruar mbrëmjen e sotme mes juris...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...