Skandali i firmave të karburantit/ Kërkohet procedim për evazion, pastrim parash...
Gjithçka duket se ka nisur në muajin shkurt të vitit 2016, k...
Në fakt kushtetuta e një force politike nuk mund të jetë kurrë një letër higjenike, por kur ajo keqpërdoret bëhet thjesht e tillë.
Kryesia e PD ka miratuar në parim riorganizmin e PD-së në disa degë. Në fakt më shumë se riorganizim mbledhja e fundit duket se i ka shërbyer asaj që theksuam më lart, kthimit të statutit në letër higjenike për Enno Bozdon, por pa lenë mënjanë edhe vetë Lulzim Bashën dhe disa eksponentë të tjerë të cilët propozojnë dhe miratojnë të tilla çmendurira.
Statuti i PD-së në Nenin 4 të tij thotë ?Partia Demokratike e Shqipërisë është një organizim politik i qytetarëve të grupuar me vullnet të lirë në strukturat e saj, të organizuara mbi bazën e ndarjes territoriale të vendit. Me vendim të Kryesisë së PDSH mund të formohen struktura organizative edhe mbi baza socio-profesionale?. http://www.pd.al/statuti/ Pra PD në statut thotë se ndarja territoriale është baza e funksionimit të saj. Kryesia mund të krijojë struktura organizative mbi baza socio-profesionale, vetëm ketë të drejtë ka.
Në rastin konkret vendimi i kryesisë për ndarjen e degës të PD-së në Durrës, duket të jetë skandal dhe shkelje statutore. Shkelje e bërë jo pa qëllim nga një grup brenda PD-së që duan të ndezin një sherr i cili nxitet nga ndonjë deputet i Durrësit për të larguar kryetarin e degës.
Ndahet dega në fshat dhe qytet kur në ndarjen territoriale është Bashkia Durrës. Shkelje e statutit për qëllime meskine dhe që e kthejnë kushtetutën e PD-së në letër higjenike për ata që përmenden më lart.
Por nuk është vetëm Durrësi shembull. Shkojmë më tej, riorganizohet dega e Korçës në përputhje me statutin, por edhe aty ku ka diçka të rregullt gjendet mënyra për të bërë shkelje. Dega e Korçës do ndahet në Korçë dhe Maliq. Për të dytën do ketë zgjedhje për të parën jo. Ne fakt dega e Korcës i ka pasur të dyja brenda dhe kryetari dhe kryesia ka përfaqësim nga komunat dhe bashkitë që përfshijnë të dyja njësitë. Enno bën zgjedhje vetëm në Maliq, Korça vazhdon siç ishte, megjithësë është në shkelje të statutit, pasi kreu i degën nuk është zgjedhur sipas ndarjes territoriale, por sipas një strukture të vjetër. Njësitë e bashkisë Maliq kanë pasur delegatë të cilët kanë qenë vendimarrës dhe faktor në rezultatin e degës Korçë, tani Maliqi do zgjedhe për herë të parë kryetar dhe kryesi si degë më vehte, Korça do mbajë kryesi dhe kryetar, atë që ja zgjodhi dhuratë po Maliqi.
E njëta situatë si në Korçë është edhe në Shkodër. Ndarja është dega Shkodër dhe dega Vau Dejës. Ska asnjë ndryshim nga Korça. Zgjedhje vetëm tek Vau Dejës në Shkodër vazhdon kryetari dhe kryesia që ka zgjedhur një strukturë tjetër tashmë e delegjitimuar me statut dhe veprime konkrete organizative.
Një tjetër rast kur statuti është thjesht një letër higjenike në duart e disa të papërgjegjëshmve është edhe Pogradeci. Në degën Pogradec ska ndarje të re administrative, Bashkia u fitua nga PD, kryetari është legjitim, por aty do ketë zgjedhje në degë. Pse? Sepse Fahri Balliu dhe disa qenër që i vijnë nga pas duan të kapin drejtimin e degës dhe të vendosin vajzën e tij kandidate për deputete. Pazar i vjetër ky i Fariut me Bashën.
Këto janë disa nga ato raste që tregojnë se statuti shkelet dhe përdoret nga disa idividë në PD si një letër higjenike, dhe kur ju duhet ja u përplasin njerzve në surat. Por këto veprime në këtë moment thjesht dëmtojnë partinë më të madhe opozitare, nxisin përçarje të mëtejshme dhe e dobësojnë atë, disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare./citynews
Gjithçka duket se ka nisur në muajin shkurt të vitit 2016, k...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinas...
Presidenti amerikan, Barack Obama ka uruar besimtarët ortodo...
Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën ditën e sotme në fshati...
Kryetari i Degës të PD në Durrës, i është përgjigjur pyetjev...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ish-kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet lok...
“Lufta” brenda llojit është me e egër se ajo me kundërshtari...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me ...
Kryeministri Edi Rama i ka konsideruar përralla me gogol të ...
Policia e Sarandës ka bërë me dije se një zjarr ka rënë sot ...
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe gruaja e ti...
Tensionet mes forcave politike kundërshtare në Gjirokastër k...
Policia e Tiranës i ka sekuestruar shtetases Lule Makashit, ...
Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, njëherazi avokati i njohur...
Ambasada amerikane do të informohet lidhur me procesin gjyqë...
Për meshkujt e kësaj grup-moshe shkalla e papunësisë është 1...
Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur pak m...
Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me akuzat e deput...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...