“Jam kushëriri…”/ Skifteri i merr 60 mijë euro kambistit, u prezantua si i afërm i një biznesmeni
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...

Gjykata e Apelit të Tiranës sot do të duhet të shqyrtonte konfliktin për vulën e Partisë Demokratike.
Gjyqi po mban pezull një nga çështjet e nxehta të konfliktit midis 2 PD-ve dhe vendimmarrja pritet të përcaktojë jo vetëm fatin e Partisë Demokratike, por edhe çdo vendimmarrje që kërkon vulën e kësaj force politike.
Pavarësisht firmave nëpër akt-padi, në fakt duket se palët janë Sali Berisha me Rithemelimin dhe Lulzim Basha me Enkelejd Alibeajn.
Berisha i Rithemelimit arriti që në 25 mars 2022, partia dhe vula të binte në duart e tij. Kjo pasi gjyqtari Agron Zhukri, njohu Kuvendin e 11 dhjetorit 2021.
Ai Kuvend përfshinte vendimet për shkarkimin e Lulzim Bashës, ndryshimin e statutit dhe Rithemelimin e PD-së.
Vendimi i Agron Zhukrit u ankimua nga grupi i Bashës në Apel. Grupi i Bashës çuditërisht nuk kërkoi të ishte palë e interesuar në procesin e depozitimit në gjykatë të vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit!
Megjithëse e la veten pa përfaqësim në Gjykatë, Basha mblodhi Kuvendin e 18 dhjetorit 2021, në të cilin përveç emocioneve të Grida Dumës për prijësin Lulzim Basha, pati edhe ngjarje të tjera siç ishin përjashtimi nga partia personat që janë “non grata” nga SHBA-ja.
Grida Duma bëri thirrje që plakun ta linin në shejtaninë e tij.
Dhe ashtu u bë!

Kohë më parë kur Berisha ishte ende ai që vendoste në hije (siç do linte të kuptohej rëndom nga Basha publikisht dhe siç deklaronte rëndomë me këdo privatisht), Basha kishte mbledhur edhe Kuvendin e 18 korrikut 2021. Në atë Kuvend ishin miratuar një statut i ri i PD-së, si dhe anëtarët e organeve drejtuese. Pas atij Kuvendi, Basha (Berisha?), thjesht harroi të depozitonte praktikën në Gjykatë. Kështu e gjeti dhjetori kohë kur Basha dhe Juristët e tij, në 13 dhjetor 2021, (dy ditë pas Kuvendit paralel të Berishës) kërkoi që të depozitonte në Gjykatë vendimet e Kuvendit të 17 korrikut 2021.
Meqë do shkonin, grupi i Bashës çoi në gjykatë për regjistrim edhe vendimet e Kuvendit të 18 dhjetorit 2021, por Gjykata e Tiranës regjistroi vetëm vendimet e 17 korrikut 2021.
Gjykata zgjodhi vetëm një palë vendime dhe jo të dyja. (Kaosi duhet të ishte i plotë!)
Basha pretendon që gjykata duhet të depozitojë të dyja tufat e vendimeve, si ato të 17 korrikut edhe ato të 18 dhjetorit. Kjo kërkesë e grupit të Bashës është çështje që mbetet ende për t'u shqyrtuar nga Gjykata, ndërkohë që Apeli ka ankimimin për vendimin e Agron Zhukrit.
E meqë nuk u dukën boll ankimime, Berisha me të vetët ka depozituar në Gjykatë edhe 2 padi të tjera. Të dyja kanë arritur në Gjykatën e Apelit.
Njëra është padi që kundërshton ankimimin e Bashës për vendimin e Zhukrit dhe tjetra për të mos legjitimuar Bashën si palë në proces.
Trupa gjykuese për këtë padi përbëhet nga:
- Elona Toro
- Genti Shala dhe
- Edlira Petri.
Sot Apeli, pas disa shtyrjesh do të duhet të vendoste për njërën kërkesë. Atë që lidhet me rrëzimin apo lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë, i cili i dorëzoi PD-në Berishës.
Trupi gjykues përbëhet nga:
- Irida Kacerja,
- Genti Shala dhe
- Emona Muçi.
Genti Shala është pjesë edhe e trupit gjykues që pret të shqyrtojë paditë që kundërshtojnë ankimimn e Bashës për vendimin e Zhukrit dhe tjetrën për të mos legjitimuar Bashën si palë në proces.
Nëse këta gjyqtarë rrëzojnë vendimin e Zhukrit, PD-ja kalon sërish në duart grupit të Lulzim Bashës. Nëse lënë në fuqi vendimin e Zhukrit, PD-ja mbetet në duart e Berishës.
Ky ishte vendimi që pritej të merrej sot.
Por ndërsa gjithë mediat flasit për trembje të Berishës nga vendimi i pritshëm, askush nuk ka vënë re që seanca e sotme nuk u shty nga Berisha.
Shtyrja u kërkua nga avokati që përfaqësonin grupimin Basha.
Nëse vendimi i pritshëm paska qenë në favor të grupimit të Bashës, pse u kërkua shtyrja?
Do ishte rasti unik në nivel botëror kur një avokat, klienti i të cilit po fiton, kërkon të shtyjë zhvillimin e seancës që do i jepte fitoren.
Bindja e analistëve se ai që po humb është Berisha, duket pa kuptim kur shtyrja kërkohet nga avokati i Bashës.
Ose ne të gjithë nuk paskemi parë gjë akoma, ose Basha po i bën favor Berishës./ CNA.al
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përsëritur...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka zbërthyer...
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, ka ende shpresë për të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajt...
Kujtim Gjuzi ka shpallur ditën e sotme kandidaturën për Ti...
I ftuar në emisionin “Now”, analisti Kreshnik Spahiu foli ...
Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në emisionin ‘Now’ në "E...
Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se pati një frymë dhe s...
Enkelejd Alibeaj njoftoi sot thirrjen e mbledhjes së k...
Mbështetësi i Partisë Demokratike, Arjan Mëniku, që vj...
Enkelejd Alibeaj ia ka lënë Partisë Demokratike fajin ...
Pas mbledhjes së dështuar të kryesisë së grupit të përçarë...
Belind Këlliçi, kandidati i primareve në Partinë Demok...
Enkelejd Alibeaj njoftoi sot thirrjen e mbledhjes së k...
Dy esksponentë të tjetër i janë bashkuar ditën e sotme...
Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e kryesisë së gru...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shpallur s...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilin CNA....
Ilir Meta, kryetari i zgjedhur nga votimi farsë i disa dit...
Partia Demokratike ka prezantuar spotin e primareve për pë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...