
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, ka nisur prej kohësh një sulm ndaj CNA-së, për interesat e tij personale dhe të klientëve të tij.
Aldor Nini ka raportuar videot, investigimet dhe denoncimet tona për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për inceneratorët, për dosjen “5D”, për qeverinë, etj. (Lexo këtu)
Përveç shërbimit që i bën Erion Veliajt, ai është kthyer edhe në një avokat të inceneratorëve në rrjetet sociale. (Lexo këtu)
Aldor Nini ka bllokuar lajme dhe kronika në “YouTube” apo edhe në rrjetet tona sociale, gjoja në emër të së drejtës së autorit.
Më poshtë ne po sjellim disa nga lajmet e CNA-së për inceneratorët, të cilat janë hequr nga rrjetet sociale pa argumente dhe pa fakte, pasi janë raportuar nga kompania e Aldor Ninit se është shkelur e drejta e autorit.
Kështu titullohet një nga kronikat e raportuara nga “Acromax”, ku denoncohen pagesat e kompanisë së inceneratorëve të shpërndara në media dhe skema e dezinformimit e përdorur nga gazetarët, televizionet, portalet apo edhe analistët. (Lexo këtu)

Edhe kjo kronikë e raportuar nga “Acromax” denoncon skemën e mediave të inceneratorëve. Aldor Nini pretendon të drejtë autori për disa sekonda në një investigim të CNA-së, duke dalë hapur si shërbëtor i njerëzve të aferës së shekullit. (Lexo këtu)
Kjo është kronika më e fundit që Nini ka raportuar për inceneratorët, ku CNA thekson se duhet të dalin para drejtësisë edhe pronarët e tjerë të mediave, ortakët e njerëzve të aferës, si dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. (Lexo këtu)
Edhe në këtë rast, Aldori pretendon 4 sekonda të drejtë autori për një editorial të CNA-së, por nuk janë vetëm këto rastet kur na janë raportuar lajme për inceneratorët.

Kështu, ai ka bërë avokatin e inceneratorëve, duke sulmuar një media të lirë, me qëllimin e vetëm censurimin e saj. (Lexo këtu)
Megjithatë, CNA thekson edhe njëherë se nuk do të tërhiqet nga raportimi i së vërtetës për një aferë si ajo e inceneratorëve që e ka investiguar dhe denoncuar për vite me radhë, për korrupsionin me dosjen “5D”, apo edhe çështjet e tjera.
CNA do të vijojë misionin e saj si një media e lirë duke mos u censuruar nga Aldor Nini, që përveçse një përndjekës grash me akuzë nga prokuroria, është edhe një përndjekës mediash. (Lexo këtu)

Duke bërë avokatin e inceneratorëve apo edhe të Veliajt, Aldor Nini abuzon me të drejtën e autorit. Në fakt, ai sulmon mediat vetëm kur ka interesa, duke keqpërdorur edhe besimin e klientëve të tij. Raportimet për klientët i bën kur atij i intereson dhe kur nuk i intereson nuk i kryen. (Lexo këtu)
Kjo vërtetohet edhe nga rastet konkrete të raportuara në CNA, apo edhe në media të tjera, ku përndjekësi Nini ka bllokuar video të vjetra, të para disa viteve, me opinione, denoncime dhe investigime që tregojnë shumë të vërteta për klientët e tij dhe për atë vetë./ CNA
Këtë të shtunë është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeça...
Koncepti punë, sipas përshkrimit tradicional, ka ndrys...
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi...
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka reagua...
Biznese dhe shërbime në gjithë botën gradualisht janë duke...
Pas betimit si eurodeputet në Parlamentin Evropian, Fr...
Rënia e qëndrueshme e euros në këmbim me lekun vitet e fun...
Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksi...
Që prej vitit 2012, qeveria ka integruar në buxhet financi...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Vizitorët jo-rezidentë në strukturat akomoduese në ven...
Zjarret në sipërfaqet pyjore prej disa javësh vazhdojnë të...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është paraqit...
Një problem në rrjetin “Cloud”- të “Microsoft-it ka blloku...
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për Reform...
Të premten, Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykim të shk...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me si...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Ish-zyrtari e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...