Monedhat e huaja nuk dalin nga gremina/ Kursi i këmbimit, 21 korrik 2026
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Aldor Nini, me kompaninë e tij “Acromax”, kanë “tredhur” shoqatat e medias. Në fakt, një “tredhje” e pritshme për disa nga shoqatat e medias në Shqipëri, por nuk janë të gjitha sepse ka disa që bëjnë përjashtime.
Por më poshtë po renditim ata të cilët çështjen e “Acromax”-it dhe Aldor Ninit e konsiderojnë një çështje të një historie pasionante, të një historie rozë dhe një konflikt personal.(LEXO KETU)
Së pari, Ylli Rakipi, i cili është miku ynë, një gazetar me eksperiencë, por që merr 6 apo 7 mijë euro në muaj nga Aldor Nini dhe “Acromax” sepse i menaxhojnë kanalin në “YouTube”, nuk reagon kur “Acromax” vendos censurë apo godet media.(LEXO KETU)
Nuk pranon Ylli Rakipi të bëjë reagim publik si përfaqësues i një shoqatë gazetarësh, megjithëse në studio ka Neritan Sejaminin, i cili ka trajtuar me dhjetëra herë dhe e qartëson shumë mirë zotin Rakipi në lidhje më këtë çështje.
Ndonëse Ylli Rakipi e di shumë mirë që Aldor Nini është përdorur nga Erion Veliaj dhe me “Acromax”-in kanë bërë veprime duke goditur mediat për çështje politike dhe ky është fakt. Por për shkak se merr lekë xhaxhi Ylli nuk flet.


Ne e respektojmë shumë se është edhe moshë e madhe, ka edhe disa probleme shëndeti dhe e duam shumë, por i kërkojmë se në rastet se nuk mundet dot të flasë dhe ia kanë zënë gojën ato eurot e Aldorit, ta lërë shoqatën, t’ia japë ndonjë njeriu të bëjë ndonjë punë për të drejtat e gazetarëve.
Hesht edhe Aleksandër Çipa, i cili ndryshe nga Ylli, se ky i fundit e pranon, unë marr para thotë nga Aldor Nini, Alekandër Çipa gënjen. Pritet që të bëjë deklaratën në emër të Unionit të Gazetarëve, të mbajë qëndrim, por nuk flet. E ka kapur Irfani, nuk e lëshon dot edhe Sandrin e shkretë që i ka ikur goja. Edhe ky si në rastin e Yllit, kur nuk kanë gojë të flasin për lirinë e medias, për fjalën e lirë, për censurën, mirë do të ishte të ikte.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe Armand Shkullaku, por ndryshe nga 3 të tjerët hesht, fshihet, nuk përgjigjet. Që të 3 kanë me dekada drejtues të shoqatave të medias dhe flasin si kofini pas së vjeli, pasi ka kaluar koha, sepse në shumicën e rasteve, mjafton me një deklaratë kot së koti dhe këtu mbaron beteja e tyre, por kur vendoset censurë në media nuk flasin dhe censurë me fakte konkrete.
Nuk po flasim për vjedhje të drejtash aspak, po flasim se si CNA raportohet në mënyrë kriminale sepse ka transmetuar aktivitetin e kryeministrit në Milano, apo sepse ka bërë një lajm kulturor në lidhje me një njoftim të ardhur nga ministria përkatëse për restaurimin e filmit "Guna përmbi tela", publikuar në të gjitha mediat, por është raportuar vetëm CNA-ja. (LEXO KETU)


Pa shkuar më tej te sulmet për të hequr lajmet e Erion Veliajt apo për të censuruar lajmet mbi borxhet e platformës me të madhe televizive në Shqipëri "DigitAlb".(LEXO KETU)


Nuk flasin shoqatat e mediave, një pjesë e tyre, pasi ka edhe kurajozë si Koloreto Cukali.(LEXO KETU)
CNA në këtë rast ka gjetur një rrugë tjetër, u është drejtuar organizmave ndërkombëtarë, gjithashtu OSBE, zyrës së BE-së në Tiranë dhe institucioneve të tjera për t’i shkuar deri në fund çështjes dhe dhunës së fjalës së lirë nga kompania “Acromax” dhe Aldor Nini, i cili ka “tredhur” edhe shoqatat e medias në Shqipëri, duke i paguar, pasi i shfrytëzon punën që ata bëjnë dhe djersën e tyre ai ua merr si përqindje. Atyre u pëlqen dhe ata tani për këtë shpërblim heshtin.
Raportohet CNA për videot e transmetuara të aktiviteteve të kryeministrit në Milano. Material i transmetuar “live” në të gjitha mediat, i sjellë nga kryeministria. Që kur Aldor Nini dhe “Acromax” janë pronarë të eventeve të kryeministrit? Ju ka shitur Rama të drejtat?
Raportohet nga RTSH-ja, sepse ne kemi publikuar një lajm të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e filmit “Guna përmbi tela”. Që kur Aldor Nini dhe “Acromax” bashkë me RTSH-në është bërë pronar i Ministrisë të Kulturës dhe ish-Kinostudios “Shqipëria e Re” sot “Alba Film”?
E treta dhe më e rëndësishmja, ç’punë ka Aldor Nini dhe “Acromax” me shkrimet politike kundër Erion Veliajt? Pronar i të drejtave të zdromsit doli Aldor Nini dhe “Acromax”? (LEXO KETU)
Këto i keni me pamje që janë një fakt i pakontestueshëm. Aldor Nini dhe “Acromax” po cënojnë lirinë e fjalës dhe godasin median e lirë për interesat personale të një përndjekësi që duhet të jetë pas hekurave për krimet e tij dhe jo të ndajë para e t’u mbyllë gojën shoqatave “të tredhura” të medias në Shqipëri që janë kthyer me keq se partia e Ramës dhe Berishës (në fakt këto kanë ndryshuar nganjëherë kryetar, ndërsa shoqatat e gazetarëve kurrë)./ CNA
Censurë ndaj fjalës së lirë dhe informimit publik. Është p...
Aldor Nini i “Acromax” sot është paraqitur në Prokurorinë ...
Aldor Nini, drejtuesi i “Acromax”, është paraqitur këtë të...
Aldor Nini është njeriu që keqpërdor mjetet dhe hapë...
Kompania “Acromax”, me pronar Aldor Ninin, prej 5 ditësh k...
Aldor Nini, pronari i kompanisë “Acromax”, ka filluar një ...
Aldor Nini, pronari i kompanisë "Acromax", është një p...
Aldor Nini, drejtuesi i kompanisë “Acromax Media”, është n...
Përndjekësi i grave, Aldor Nini, i cili është faktuar ...
“Acromax” është kompania e famshme, e cila në Shqipëri ësh...
Përveç rastit kur mediat blihen dhe përdoren nga pushteti ...
Personazhi Aldor Nini i kompanisë së cenurës "Acromax"...
Në një skenë ku drejtësia përplaset me emocionet, hist...
Personazhi, Aldor Nini, i cili njihet si një nga njerë...
Gazetarja Anila Basha ka hedhur akuza ndaj Aldor Ninit...
CNA ka denoncuar prej disa ditësh se Aldor Nini me kompani...
Personazhi butaforik, Aldor Nini, njihet si një nga nj...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...