“PD duhet të përditësojë strukturat”/ Gjokutaj: Luli të kthejë paratë që ka marrë
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për vendimin e Gjykatës...
Prej ditësh, Aldoir Nini, përndjekësi i fjalës së lirë, nëpërmjet kompanisë së tij Acromax, ka organizuar një sulm të organizuar ndaj CNA-së, me qëllimin e vetëm të censurojë informacionin.
Kjo nuk është hera e parë që Nini sulmon mediat e lira.Raportet ndërkombëtare tregojnë se liria e medias ka hasur përkeqësim.
Në një intervistë për CNA TV, me gazetaren Fabjona Pasho, kreu i Këshillit Shqiptar të Medias, Koloreto Cukali shprehet se sot platformat mediatike ndodhen në ditën e tyre më të keqe, të dirigjuara nga pushteti.
Sipas Cukalit, mungon vullneti politik, për t’i dhënë mediave hapësirë të kryejnë misionin e tyre të pandikuara dhe të pacensuruara.
"Në situatën ku ka arritur Shqipëria, krijimi i hapësirave të lirisë së medias është vullnet politik. Liria është tkurrur vazhdimisht ndër vite dhe kemi arritur në një pikë, ku unë mund të them me bindje se nuk mund të flasim më për liri të informacionit, në shumë rrafshe.
Kjo që përmendni ju është një nga format e cungimit të informacionit, pra nëj censurë që bëhet duke përdorur një pretekst të caktuar, duke ndërhyrë tek një platformë. Meqënëse sot publiku informohet përmes platformave, pra, publiku nuk vjen te faqja e CNA, por shkon në platformë për të lexuar, parë apo dëgjuar lajmin. Pra, kjo është një nga format se si cungohet liria e shprehjes, por format janë të shumta.
Në kushtet që ne jemi, ndryshimi vjen vetëm nga vullneti politik. Kemi një ndërthurje të financave, të ekonomisë, të biznesit, me politikën, por edhe me pronarë mediash, të cilët kanë krijuar një nyje shumë të fortë, e cila nuk mund të zhduket as me protesta gazetarësh, as me protesta publike dhe kërkon një vullnet shumë të madh politik.
Ka një konflikt interesash që është në thelb të cënimit të lirisë së medias dhe kjo do vullnet politik, të cilin unë nuk e shoh. Nuk ka asnjë arsye pse një qeveri, një kryeministër, apo një parti politike, apo një kryetar bashkie, që është në pushtet, që ka edhe paranë, ka edhe mjetet e censurës për të cilat po flasim. Pra, ka mundësi ta krijojë lajmin si do vetë.
Unë nuk shoh arsye, pse këta njerëz, po thonë ne po heqim dorë nga pushteti që kemi mbi median dhe lajmin, që këtu të ketë liri mediash. atyre iu nevojitet e kundërta. Një media e lirë do të thotë kontroll mbi pushtetet, në favor të publikut. Pse duhet të thotë një kryeministër, apo një kryetar bashkie, të thotë "po, tani ka ardhur momenti që unë të bëj këtë akt bamirës për lirinë e medias".
I kanë të gjitha mjetet për të kontrolluar narrativën publike dhe kjo iu duhet. Çdo njeriu në pushtet, në të gjithë botën, kjo i është dashur gjithmonë. Bën zullumet, por të kontrollohet nmarrativa, publikut t'i shfaqet një e vërtetë tjetër. Kjo të bën shumë komod në pushtetin që ke, të mbron dhe ta forcon pushtetin që ke. Pse duhet të heqësh dorë nga kjo?
Pa një përmbysje shumë të madhe politike, pa një ndryshim të kësaj klase politike, unë nuk shoh mënyrë tjetër në kushtet ku jemi."
CNA, do të vijojë të përçojë tek publiku të vërtetat e pacensuruara, do të investigojë dhe denoncojë çdo padrejtësi ndaj shqiptarëve, pavarësisht sulmeve që mund të hasim gjatë rrugës./ CNA
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për vendimin e Gjykatës...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjyka...
Të udhëtosh me urbanet e linjës së kopshtit Zoologjik ësht...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Kongresi Zgje...
Ditën e sotme Gjykata e Apelit i dha vulën e PD-së Sal...
Gjykata e Apelit mori vendimin duke i kaluar vulën dhe...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të...
Dritan Dajti është dënuar me burgim të përjetshëm. Gjyka...
Ambasada e Shqipërisë në Gjermani do të ofrojë shërbim...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur këtë të mart...
Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasuritë e Denis Matos...
Turistë të shumtë kanë zgjedhur Shqipërinë për të parë nga...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për zgjedhj...
Analisti Neritan Sejamini ka komentuar zgjedhjen e Fre...
Vëllezërit Durim dhe Valter Bami janë ndaluar nga auto...
Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e tryezës ndërkomë...
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka telefon...
Kryeministri Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama duk...
Kryeministri Edi Rama ka marrë çmimin “Çelësi i Qyteti...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...