web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Burgu i Fierit mban një eurodeputet brenda”/ Artan Hoxha i dyjëzuar

10 Qershor 2024, 22:02, Aktualitet CNA
“Burgu i Fierit mban një eurodeputet brenda”/ Artan Hoxha i
Gazetari investigativ Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për zgjedhjen e Fredi Belerit si eurodeputet në Greqi.

Gazetari tha se tashmë në burgun e Fierit kemi një eurodeputet.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Artan Hoxha u shfaq i dyjëzuar duke thënë se nuk është i bindur nëse Beleri duhet të qëndrojë në burg, pasi ndodhet ai ndodhet në burg në Shqipëri ndërsa votat i ka marrë në Greqi.

“Thashë se sondazhet e nxirrnin që ky e kapte shifrën e 200 mijë votuesve. Nga 21 eurodeputetë gjithsej që ka Greqia, 7 ka marrë “Demokracia e Re” dhe Beleri është i 4-ti më i votuar me 237 mijë vota. Ky është vërtet një nonsens.

Një njeri që është në burgun e Fierit, që priste të bëhej kryetar bashkie në Himarë, tani është bërë eurodeputet. Pra, burgu i Fierit sot mban një eurodeputet brenda, por ky nuk është rasti i vetëm për këto zgjedhje.

Problemi që kemi ne sot, që ka Shqipëria, është që e mban në burg. Pra, ne sot në Shqipëri kemi një të dënuar me vendim të shkallës së parë për vjedhje votash. E dëgjova Sejaminin që tha e futën kurth, por nuk ka kurth në gjykatë. Në gjykatë ka, o është vepër penale, o s'është vepër penale. Politikanët e Shqipërisë e presin këtë çështje. Kjo është një diskutim politik.

Unë nuk jam i bindur tani nëse ky duhet të rrijë në burg. Në burg ky është në një vend tjetër, ndërkohë votat i ka marrë në Greqi. Ky është në burgun e Shqipërisë. Ai është qytetar grek dhe qytetar shqiptar.

E dytë e punës, Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet, dhe e treta dhe më kryesore, Shqipëria nuk është vend anëtar i BE-së”-tha Hoxha./ CNA





Lajmet e fundit nga