EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Arkivave të Moldavisë. Përmes kësaj marrëveshjeje, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bido dhe homologu i tij moldav, Igor Casu, sigurojnë shkëmbimin e dokumenteve, të dijeve dhe të përvojave mes dy arkivave.
Në fjalën e tij për mediat, Bido u shpreh se përmes këtij akti synohet zhvillimi i arkivave bashkëpunëtore dhe të të gjithë rajonit.
“Është kënaqësi të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme bashkëpunimi me Arkivat e Republikës së Moldavisë, të cilat edhe pse nuk janë kufitare të drejtpërdrejta me Republikën e Shqipërisë, ndajnë një pjesë të historisë sonë kombëtare. Në arkivat moldave gjenden historitë e emigrantëve shqiptarë dhe të diasporës shqiptare të hershme, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në Rilindjen tonë Kombëtare. Por, edhe më tej se kaq. Moldavia moderne është themeluar nga princër shqiptarë, dokumentet e të cilëve gjenden në arkivat moldave, por që tashmë do jenë në edhe në arkivat shqiptare. Kemi mundësinë të nënshkruajmë një marrëveshje që do të mundësojë shkëmbimin e jo vetëm gjithë këtyre dokumenteve, por edhe të burimeve njerëzore, të njohurive, të ideve, në mënyrë që të çojmë përpara arkivat tona, sikurse edhe arkivat e gjithë rajonit”, tha Bido.
Ndërkaq, Casu e cilësoi marrëveshjen e bashkëpunimit, si një mundësi shumë të mirë për shkëmbimin e dokumenteve.

“Jam shumë i lumtur që gjendem në arkivin shqiptar. Jam besimplotë se do të kemi një bashkëpunim të mirë në shkëmbimin e dokumenteve. Ne kemi identifikuar një sërë dokumentesh me interes për Shqipërinë. Shpresoj që vitin tjetër do kemi mundësinë të shfaqim një ekspozitë, që do të reflektojë marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Moldavisë”, u shpreh Casu.
Marrëveshja dypalëshe motivohet nga aspirata për bashkëveprim mes dy institucioneve arkivore simotra. Përmes këtij angazhimi, palët nënshkruese marrin përsipër të organizojnë ekspozita të përbashkëta mbi tema me interes të ndërsjellë, të marrin pjesë në konferenca shkencore dhe profesionale dhe të përgatisin për botim koleksione të përbashkëta dokumentesh.
Në bazë të parimit të reciprocitetit, DPA-ja dhe simotra moldave ndërmarrin shkëmbimin e specialistëve, në funksion të kryerjes së kërkimit të përbashkët dhe studimit të materialeve arkivore pa pagesë. Kjo marrëveshje ka një vlefshmëri 5-vjeçare dhe mund të qendrojë në fuqi edhe përtej këtij afati, në mungesë të vullnetit të palëve për t’i dhënë fund.
Në kuadrin e 75-vjetorit të themelimit të DPA-së, u mbajt një kalendar i ngjeshur aktivitetesh. DPA-ja nënshkroi dy marrëveshje të tjera bashkëpunimi me Shërbimin Shtetëror Arkivor të Ukrainës dhe me Arkivin e Bosnjes dhe Hercegovinës, duke siguruar përkatësisht shkëmbimin e dokumentacionit që hedh dritë kryesisht mbi rolin e diasporës shqiptare në Ukrainë dhe informacione mbi komunitetin e bashkëkombasve tanë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Po ashtu, u mbajt një tryezë e rrumbullakët, ku përfaqësuesit e arkivave në rajon e më gjerë, diskutuan mbi nevojën e thellimit të bashkëpunimit për përballimim e sfidave të së ardhmes. Ndërkaq, të dielën u organizua Konferenca e VIII-të Mbarëkombëtare e Arkivistikës, që sikur çdo vit do të kurorëzohet me botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”, të vetmes në llojin e saj në trevat shqiptare./ CNA
Protesta e 11-të e opozitës, qytetarëve dhe Aleancës p...
Libri, i ideuar në formë bashkëbiseduese ndërmjet z. R...
Arrestohet në Milano 47-vjeçari me iniciale A.N., i ci...
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit organizoi një tjetër p...
Policia u “përplas” me protestuesit, pasi këta të fundit h...
Para Bashkisë së Tiranës, ku po zhvillohet protesta e ...
Në protestën para Bashkisë Tiranë është tensionuar sit...
Protestuesit “kanë hedhur” në koshin e plehrave kryeba...
Qytetarët nuk janë ndalur, por janë mbledhur sërish të pro...
Rreth 28 mijë nxënës testohen këtë të hënë në Gjuhë sh...
Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për protes...
Ditën e sotme, qytetarët, opozita dhe Aleanca për Mbrojtje...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Të rinjtë shqiptarë po i shikojnë gjithnjë e më shumë ...
Rruga më e rëndësishme dhe me fluksin më të lartë të q...
Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve at...
Një grup personash të udhëhequr nga Behar Bajri dhe Pëllum...
Platforma televizive, e cila ka qenë krenaria e shqipt...
Për të tetin vit radhazi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkiv...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një v...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...