Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Për të tetin vit radhazi, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK) dhe Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup ( ITSHKSH), zhvillojnë punimet e Konferencës së VIII-të Mbarëkombëtare të Arkivistikës.
Elbasani ishte ndalesa e radhës për edicionin e përvitshëm të kësaj konference, që mblodhi ekspertë, arkivistë dhe studiues të arkivave të rrjeteve arkivore kombëtare, për të diskutuar mbi problematikat, metodologjinë e studimit, digjitalizimin, përmirësimin e infrastrukturës së përmbajtjes, inovacionin, si dhe vizionin e punës së arkivave në realitetin e sotëm.
Në fjalën e tij hapëse, Drejtori i Përgjitshëm i Arkivave, Ardit Bido u shpreh se nëpërmjet kësaj konference mundësohet shkëmbimi i ideve dhe bashkëndarja e rezultateve të arkivistikës në nivel kombëtar.
"8 vite më parë krijuam këtë institucion të rëndësishëm që bashkon arkivistët nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi, nga të gjitha trevat shqiptare për të shkëmbyer ide, për të bashkëndarë punën tonë, për të arritur që në fushën e arkivistikës ne të funksionojmë si ‘një’. Sepse në arkivistikë gjuha është e rëndësishme.
Kufijtë shtetërorë dhe politikë ne i respektojmë, mbi ato veprojmë mirëpo kur vjen fjala për kulturën, për trashëgiminë kulturore, për historinë, për arsimin, për arkivistikën, ne nuk mund të jemi të ndarë. Ruajmë, administrojmë, përpunojmë dhe shërbejmë dokumentacionin e të njëjtit komb. Hapësira gjeografike e mbledhjeve tona të përvitshme, ka arritur të gjitha skajet që kemi pasur mundësi.
Ky vit është 80-vjetori i masakrës mbi shqiptarët e Çamërisë dhe i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe i çlirimit të atdheut. Është 115-vjetori i Kongresit të Elbasanit. Të gjitha këto së bashku janë çfarë ne do të trajtojmë në këtë konferencë, ku tryeza të veçanta do të diskutojnë mbi shkencën e arkivistikës, lidhur me këto momente të rëndësishme”, tha Bido.
Në vijim të fjalës së tij, Bido theksoi se çdo edicion i kësaj konference, kurorëzohet me publikimin e revistës "Arkivat Shqiptare", unikale në llojin e saj në trojet shqiptare.
"Për të gjithë shqiptarët që lëvrojnë shkencën e arkivistikës, nuk ka një medium të dytë shkencor. Jo rastësisht ne e zhvillojmë bashkë edhe këte botim të rëndësishëm.
Kjo shkencë lëvrohet nga pak njerëz. Nëse nuk do të bashkoheshim nuk do të kishim cilësi. Së dyti, sepse kjo shkencë nuk mund të jetë e Shqipërisë, e Kosovës, e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në luginën e Preshevës, në diasporë, sepse është një shkencë e lidhur jo vetëm me një lëm të caktuar, por me gjuhën, historinë kombëtare dhe traditat që janë të pandashme”, përmbylli Bido.
Në fjalën e mbajtur, Bislimi e vlerësoi konferencën si një mundësi për të nxitur punën kërkimore dhe shkencore në arkiva.
"Kjo konferencë është shndërruar në një agjendë pune të përvitshme e të përbashkët të institucioneve tona dhe meriton të gjithë përkrahjen institucionale sepse krijon një mundësi për prezantimin dhe nxitjen e punës kërkimore shkencore në arkiva dhe përmes tyre, ashtu sikurse na shërben edhe si platformë e prezantimit të punës së palodhshme të arkivistëve tanë. Organizimi i përvitshëm i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, është një projeksion kuptimplotë dhe vizionar”, tha Bislimi.
Ndërsa, Asani u shpreh se në sajë të kësaj konference, evidentohen pasuri arkivore që meritojnë të ekspozohen edhe më gjerë.
“Para 8 vitesh, filloi një etapë shumë e rëndësishme që politika nuk e bëri. Që para 8 viteve u mblodhën këto tre institucione të Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit. Edhe Shkupi do të krijojë arkivin e tij, me ndihmën e arkivit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Duhet të jemi të përgatitur që këto vlera dhe këto pasuri arkivore që kanë shqiptarët, t’ia tregojmë botës mbarë”, tha Asani.
Në punimet e kësaj konference morën pjesë edhe pasardhësit e dy familjeve me kontribut madhor në çështjen kombëtare, Petro Luarasi, Suela dhe Rozi Dako. Ata dhuruan letërnjoftimin e Republikës Popullore të Shqipërisë të veprimtares Sevasti Qiriazi. Ky dokument, që zbulon përkatësinë fetare ortodokse të Sevastisë, do t'i shtohet fondit të pasur të saj në DPA.
Synimi i kësaj konference periodike, që këtë vit ka shënuar rekord aplikimesh, është lëvrimi i lëmit të arkivistikës si shkencë e posaçme, të mëvetësuar nga historia apo shkenca të tjera të përafërta.
Në fokus të kumtesave janë çështjet që mbulojnë arkivat, përgjegjësinë, aksesin në të dhëna, mbrojtjen e të dhënave personale, bashkëpunimin rajonal në fushën e arkivave, trashëgiminë kulturore arkivore, trafikun ilegal të trashëgimisë dokumentare, etikën dhe arkivat, trajnimin arkivor, si dhe turizmin dhe promovimin e arkivave.
Ky bashkëpunim i përvitshëm kurorëzohet me botimin e revistës “Arkivat Shqiptare”, e cila përfshin punimet e përgatitura prej kumtuesve. Revista e përbashkët, që është e vetmja në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare, ka një origjinë të hershme në botimet e vazhdueshme të institucioneve homologe përgjatë 59 vjetëve të fundit.
Edicionet e mëparshme të kësaj konference janë mbajtur në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup, në Sarandë, në Tuz, në Boletin dhe në Manastir./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një v...
Shqipëria është duke zhvilluar punime në 6 segmente rr...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teli...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në tubimin para banesës...
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin e saj në Europian kund...
Shqipëria po përgatitet të zhvillojë industrinë e prod...
Mjeku Tritan Kalo i ka dhënë lamtumirën e fundit bashk...
Ditmir Bushati dhe Lura Pollozhani në podcastin “Publi...
Kapiteni i Borussia Dortmund Emre Can dhe sulmuesi Karim A...
Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda ka...
Anëtari i Këshillit Bashkiak Ilir Alimehmeti ka deklar...
CNA ka mësuar nga burime zyrtare se SPAK ka thelluar h...
Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Princ Lekë...
Një djalë 23-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare rezultojnë të ...
"DigitAlb", kompania më e madhe mediatike në Shqipëri ...
Policia ka ndaluar shoferin e morgut që paraditen e djeshm...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka dënuar përfundimisht me...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) feston 75-vjetor...
Shpëtohen 2 turistë lituanezë, të cilët ishin bllokuar...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...