Sandër Lleshaj, në SPAK
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është paraqit...

Zjarret në sipërfaqet pyjore prej disa javësh vazhdojnë të djegin me qindra hektarë me pyje dhe kullota në një pjesë të territorit të Shqipërisë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, zonat më të prekura deri tani janë Njësitë Administrative të Qarqeve Dibër, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.
Prej disa javësh forca dhe mjete të shumta të njësive zjarrfikëse, të mbështetura edhe nga forcat e ushtrisë dhe dy helikopterë po luftojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, të cilat, në disa raste, i janë afruar edhe zonave të banuara.
Në pjesën më të madhe, vatrat e zjarreve janë shuar, por aktualisht situata është përqendruar në Qarkun e Dibrës, ku temperaturat e ditëve të fundit arritën nivelin maksimal, me 43 gradë, duke rritur rrezikun e shfaqjes së vatrave të reja të zjarrit.
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile njoftoi sot se, në të gjithë territorin e vendit janë aktive 7 vatra zjarri. Situata është më problematike në fshatin Pregj-Lurë të bashkisë Dibër, ku helikopteri i Forcave të Armatosura i është bashkuar operacionit për të penguar përhapjen e flakëve në drejtim të fshatit.
Në bashkinë Pukë pati sot dy vatra zjarri të reja, në fshatin Rras dhe një tjetër në fshatin Kuzhnen, ndërsa në bashkinë Fushë-Arrës forcat zjarrfikëse u përfshinë sot në shuarjen e një vatre zjarri në fshatin Sakat. Vatra zjarri u regjistruan sot edhe në bashkinë e Kolonjës, atë të Gjirokastrës dhe Tepelenës.
Zjarret e shfaqura tre javët e fundit, në sipërfaqet pyjore, paraqitën vështirësi për shuarjen e tyre, ndaj më 13 korrik Shqipëria kërkoi aktivizimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i cili dërgoi dy avionë zjarrfikës për luftimin e vatrave të zjarreve kryesisht në zonën e Gjirokastrës.
Shqipëria ka rreth 36 për qind të territorit të saj me pyje dhe kullota dhe ndryshimet klimatike të viteve të fundit kanë rritur rrezikun e shtimit të zjarreve në pyje. Çdo vit regjistrohen më shumë se 200 vatra zjarri në pyje dhe kullota, duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm ekonomisë së vendit dhe mjedisit natyror.
Kapacitetet e Shqipërisë për shuarjen e zjarreve në sipërfaqet pyjore, sidomos në zonat e thella malore, janë të kufizuara. Shërbimi zjarrfikës ka vetëm 147 automjete zjarrfikëse, pjesa më e madhe të vjetruara, dhe rreth 1300 punonjës, por asnjë avion zjarrfikës./ VOA
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është paraqit...
Një problem në rrjetin “Cloud”- të “Microsoft-it ka blloku...
Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor ...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për Reform...
Të premten, Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykim të shk...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me si...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Ish-zyrtari e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, ...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, në...
Seanca e radhës në Apelin e Posaçëm për ish-kryeminist...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë për me...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë me dije se nu...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit, është braktisur sër...
Avokatja e eurodeputetit Fredi Beleri, Klodiana Gjyzar...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shprehur mirënjohje...
Prokuroria kërkon masën e "arrestit në shtëpi" për 71-vjeç...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka raportuar sot ...
Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka nisur me debate. F...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...