Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Do të kërkojmë shtrirjen maksimale të votimit preferencial
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për Reform...

Drejtoria Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor Mat ka nisur nga puna duke ofruar shërbim për të gjithë qytetarët e Burrelit dhe Klosit. Një drejtori e mirëfilltë, e cila ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për drejtuesit e automjeteve.
Afro 15 mijë drejtues mjetesh dhe rreth 7 mijë automjete do të marrin shërbim në këtë drejtori, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë më drejt Dibrës, duke kursyer kështu kohë, si dhe ulur kostot.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Ilir Mengra, si dhe kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj, vizituan nga afër ambientet e DRSHTRR.
“Do kryen të gjitha shërbimet, si në çdo drejtori rajonale tjetër. Kemi krijuar të gjitha kushtet që punonjësit, por edhe qytetarët që marrin shërbim, të jenë në kushte komode. Këtu qytetarët mund të kryejnë të gjitha shërbimet që nga regjistrimi i mjetit, kontrolli fizik, kontroll teknik, pagesën e taksave dhe çdo veprim tjetër që ata kanë me dosjen e mjetit apo çdo veprim tjetër të cilin më herët e kryenin në Peshkopi”, sqaroi Mengra.
Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se pavarësisht se janë të ndara në mënyrë rajonale dhe me qarqe, për shkak të distancës mes Peshkopisë dhe Burrelit, si dhe për shkak të numrit të automjeteve, u vendos hapja e një drejtorie në Mat në mënyrë që qytetarët të mund të aksesojnë shërbimet më pranë vendbanimit të tyre.
“Me hapjen e kësaj qendre këtu do të përfitohen miliona minuta të humbura, por edhe para të shpenzuara në karburant për të gjitha ato automjete të cilat ishin të dislokuara në Mat, por shkonin të merrnin shërbimet në Dibër”, u shpreh Balluku.
Është kënaqësi gjithmonë që të ndihmojmë qytetarët dhe të adresojmë problematikat, vijoi më tej Balluku duke shtuar se DRSHTRR Mat lehtëson jo vetëm qytetarët, por edhe shumë prej kompanive të biznesit që operojnë në të dyja bashkitë.
“Janë vendime që merren në bazë të analizave duke parë numrin e automjeteve, duke parë distancën, duke parë kompleksitete të tjera. Por unë besoj që ata që e vlerësojnë më shumë do të jenë bizneset pasi zona ka numër të shtuar të automjeteve të rënda të cilat sigurisht janë komponent i disa bizneseve të Matit dhe kishte dhe kosto financiare në bizneset e tyre, ishin pesha që ata mbanin për sa i përket të gjithë pjesës së marrjes së shërbimeve nga DRSHTRR-ja e Dibrës”, deklaroi Balluku.
Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj tha se hapja e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor është një ndihmë e madhe për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie, pasi nuk ju duhet më që të udhëtojnë drejt Dibrës për të marrë shërbimet që lidhen me automjetet e tyre./ CNA
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka folur për Reform...
Të premten, Gjykata e Posaçme ka pranuar gjykim të shk...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me si...
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e E...
Ish-zyrtari e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi, ...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo, në...
Seanca e radhës në Apelin e Posaçëm për ish-kryeminist...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, në një deklaratë për me...
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka bërë me dije se nu...
Fatmir Xhafaj, enveristi i fundit, është braktisur sër...
Avokatja e eurodeputetit Fredi Beleri, Klodiana Gjyzar...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka shprehur mirënjohje...
Prokuroria kërkon masën e "arrestit në shtëpi" për 71-vjeç...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka raportuar sot ...
Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka nisur me debate. F...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për hetimin pasuror që po...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...