web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun

27 Qershor 2024, 17:00, Acromax / Aldor Nini CNA
Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Censor, dhunues i fjalës së lirë, shërbëtor i politikës, këto nuk janë akuza, por fakte. Njeriu që dhunon fjalën e lirë, duke goditur median për opinionet, editorialet, qëndrimet, duke përdorur një platformë në emër të mbrojtjes së të drejtës së autorit duke kryer në mënyrë abuzive rolin e prokurorit dhe gjyqtarit.

Aldor Nini, ky dhunues i fjalës së lirë, sulmon mediat kur flitet për Ardit Gjoklajn për llogari të Erion Veliajt. (Lexo këtu)

Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
Emaili për bllokimin e lajmit të Veliajt nga "Acromax"

Aldor Nini sulmon mediat sepse raportojnë skandalet e tij publike që nga dhunimi i ish-bashkëshortes, ish-bashkëjetueses e të tjerë.

Aldor Nini i “Acromax” shkon deri aty sa përdor ditën e 1 Qershorit vajzën e tij në mënyrën më kriminale të mundshme në të gjitha mediat ku kishte akses duke çuar të njëjtin shkrim dhe duke e dirigjuar vetë. (Lexo këtu)

Ai është i provuar nga Prokuroria me dokumente e fakte për profile, sulme, akuza në rrjetet sociale. (Lexo këtu)

Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Është ky Aldor Nini që bën 1001 zullume dhe sulmon fjalën e lirë.

Sulmon videot për Erion Veliajn, dosjen “5D” dhe flet në emër të së drejtës së autorit. (Lexo këtu)

Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
Lajmet për Erion Veliajn të bllokuara nga "Acromax"

CNA ka një përgjigje

Si mundet more shërbëtor i politikës, more censor i fjalës së lirë, more bandit i rrjeteve sociale që ne të kemi shkelur të drejtat e autorit ku në 13 mijë video të hedhura në rrjetet sociale në kanalin tonë “YouTube” ti ke mundur të gjesh 9 prej tyre.

Dhe në këto 9 video shumica e tyre janë të gjitha me të drejta. Në mënyrë të padrejtë janë raportuar nga RTSH-ja video dhe materiale që nuk janë në pronësi të saj. (Lexo këtu)

Nini pretendon se duhen bllokuar për shkak të së drejtës së autorit. (Lexo këtu)

Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
E-mail i ardhur nga "YouTube" për bllokimin e kronikës "Gunat përmbi tela" nga RTSH
Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
Njoftimi për bllokimin e videos nga RTSH në YouTube

Jemi fiks përballë rastit ku i zoti e shet dhe tellalli s’e jep dhe ky është Aldor Nini, censori i “Acromax”. (Lexo këtu)

Nga 13 mijë video, gjeti 9 nga të cilat shumica ishin të gjitha thuajse me të drejtë, të lejuara për transmetim dhe pastaj u kap te videot që ne kishim bërë për Gërdecin, ku pretendon se planet e shpërthimet e Gërdecit janë me të drejta autori.

Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
Njoftimi për bllokimin e videos për planet e Gërdecit

Në fakt, si mund të raportohet në 2024 lajmi i para 16 viteve për Gërdecin? Si do ta raportojmë pa plane? Si do t’i njoftojmë njerëzit? Si do të ndërtojmë opinionin, si do të ndërtojmë lajmin? Kë të përdorim? Kokën e Aldorit në vend të Gërdecit? Nuk është aq e bukur sa për t’u përdorur, edhe aq e shëmtuar sa vetë ngjarja në Gërdec.

A do të mundet ta kuptojë ndonjëherë ky censor i kompanisë “Acromax” se paraja nuk blen gjithçka.

Aldor Nini mund të paguajë Armand Shkullakun, mund të paguajë Ylli Rakipin, mund të paguajë Aleksandër Çipën, shoqatat e gazetarëve të mediave në Shqipëri, të cilëve u jep 6 mijë, 8 mijë euro apo shumat e parave që ata marrin nëpërmjet “Acromax”-it, por në fakt ato janë djersa e tyre, nuk janë djersa e Aldorit. (Lexo këtu)

Aldor Nini godet mediat, në shërbim të politikës

Aldori tashmë thjesht i ka marrë peng dhe ata kanë frikë të flasin se ky censor, ky dhunues i fjalës së lirë, ky përndjekës i grave, është kthyer në shërbëtorin e politikës për të goditur mediat dhe së fundi edhe ata të dosjes së inceneratorëve dhe ata të dosjes “5D” dhe për llogari të Erion Veliajt, këto janë të gjitha të provuara, por Aldor Nini kaq ka maksimumin e kapacitetit të tij, të godasë kanalin në “YouTube” apo të raportojë disa foto apo video në “Instagram” e “Facebook”. Sepse mendon se duke mbyllur këto rrjetet bën një dëm kaq të madh sepse ai mendon për keq, mendon për të bërë keq, për të goditur, për t’u hakmarrë. Pra, një njeri i cili duhet të menaxhojë të drejta autori të mediave kombëtare në Shqipëri, në themel të qasjes së tij ndaj medias ka hakmarrjen ndaj saj. (Lexo këtu)

Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
Aldor Nini në Prokurorinë e Tiranës, burimi LSA

Pse?

Sepse media nuk duhet të flasë për Aldor Ninin, për përndjekjet e tij, për dhunuesin. Pra, ne nuk duhet të flasim për dhunuesin që ta kemi mirë me të se ndryshe ai të dëmton.

Ai mund të mbyllë një kanal dhe mund të na dëmtojë zero, sepse duke i qëndruar parimit të fjalës së lirë do të çmontojmë jo vetëm Erion Veliajn, jo vetëm kastën politike, jo vetëm mediat e pushtetit, por dhe shërbëtorët e tyre si përndjekësin dhe dhunuesin Aldor Nini që nuk ndryshon dot në konceptin e tij, ashtu siç dhunon gratë mendon se dhunon dhe hakmerret edhe ndaj medias. (Lexo këtu)

Censori Aldor Nini i “Acromax”, betejën e ka me burgun
Aldor Nini në sallën e gjyqit, burimi CNA

Por hakmarrje ndaj medias ai nuk mund të bëjë dot sepse ne ditë pas dite duke pasur të gjithë të drejtën për të thënë fjalën e lirë dhe të vërtetat tona do ta çmontojmë strukturën e censurës dhe të dhunës që ushtrohet ndaj fjalës së lirë nga Aldor Nini dhe “Acromax”. Dhe jo vetëm mediatikisht dhe publikisht, por edhe ligjërisht dhe jo vetëm në Shqipëri. (Lexo këtu)

Aldor Nini këtë tashmë e di mirë, por çështja është se mendon se me para mund të blesh gjithçka, ka bashkëpunëtorët kryesorë, ai është bashkëpunëtori më i rëndësishëm i mediave më të mëdha të pushtetit të opozitës, ai është administratori i tyre, nuk ka ç’i bën kush, por nuk e kupton se dhunuesi, përndjekësi ka një tjetër përgjegjësi përpara ligjit dhe ai është burgu./ CNA





Lajmet e fundit nga