LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“21 Janari”/ Ish-prokurori: Konkluzioni kryesor nga “Stransburgu”  mangësitë e mëdha në legjislacion

19 Nëntor 2023, 22:39, Aktualitet CNA
“21 Janari”/ Ish-prokurori: Konkluzioni kryesor nga
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës së Strasburgut për “21 Janarin”.

Në një intervistë për Euronews ai u shpreh se  konkluzioni i parë dhe kryesor nga Gjykata e Stransburgut është se Republika e Shqipërisë ka mangësi shumë të mëdha në legjislacion për përdorimin e armëve të zjarrit nga autoritetet shtetërore.

Sipas tij duhet të vazhdojnë përpjekjet për hetimet dhe të vijojë procesi.

“Konkluzioni i parë dhe kryesor nga Gjykata e Stransburgut është se Republika e Shqipërisë ka mangësi shumë të mëdha në legjislacion për përdorimin e armëve të zjarrit nga autoritetet shtetërore (Garda dhe Policia) dhe e dyta ka mëngësi shumë të mëdha në legjislacion përsa i përket mënyrës së mbrojtjes së këtyre pronave të rëndësishme shtetërore, siç ishte rasti i Kryeministrisë. Gjykata ka thënë se mënyra e mbrojtjes së selisë së Kryeministrisë ka kaluar çdo formë duke shkelur rëndë nënin 2 të Konventës Europiane, që është e drejta për jetën. Rregullimi i parë që bëhet është legjislacioni.

Përsa i përket procesit të rihapjes, shkeljeve të nenit 2, Gjykata ka qenë e qartë që është tejkaluar forca, kemi një vrasje të pajustifikuar. Përsa i përket momenteve proceduriale, duhet të jemi të vëmendshëm. Përsa i përket çështjeve të hetimeve paraprake, Gjykata e Stransburgut nuk ka ndërhyrje të drejpërdrejtë në legjislacionin e brendshëm shqiptar. Sepse çështja e vrasjes së Aleks Nikës është e hapur në Gjykatën e Tiranës si hetim. Atëherë çfarë rihetimi kërkojmë? E pra të vazhdojnë përpjekjet për hetimet dhe të vijojë procesi. Gjykata ka përcaktuar edhe mangësitë në hetim”, u shpreh Beci./ CNA

Lajmet e fundit nga