Tritoli në derën e shtëpisë/ Policia merr në mbrojtje familjen e Armando Dukës

25 Janar 2022, 09:03, Kronika CNA
Tritoli në derën e shtëpisë/ Policia merr në mbrojtje

Shtëpia dhe familja e  Armando Dukës, janë marrë nën mbrojtje nga Policia.

Kjo lëvizje ka ardhur pas vënies së një sasie tritoli në portën e shtëpisë së Dukës. Më herët Duka kishte marrë edhe një mesazh kërcënues në telefon, ku thuhej të jepte dorëheqjen ose 60 plumba e prisnin.

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, gjatë një deklarate për media u shpreh se në kamerat e sigurisë shihet një person me kapuç në kokë që kishte vendosur lëndën plasëse të porta e shtëpisë së tij dhe më pas ishte larguar./CNA.al

Lajmet e fundit nga