LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I moshuari largohet nga banesa/ Familjarët humbin kontaktet, kërkojnë ndihmë në polici

24 Janar 2022, 09:26, Kronika CNA
I moshuari largohet nga banesa/ Familjarët humbin kontaktet,

Një i moshuar ka humbur kontaktet me familjarët në fshatin Shupenzë të bulqizës.Bëhet fjalë për shtetasin S.Xh, 80 vjeç, i cili ka humbur prej 9 ditësh.Sipas denoncimit të bër ënga djali i tij, J.Xh, i moshuari është larguar me datë 15 janar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Djali bën me dije se babai vuan nga skleroza.

Nga shërbimet e Postës së Policisë Shupenzë, është bërë shpallja në kërkim policor e shtetasit S. Xh., 80 vjeç, banues në Shupenzë, pasi djali i tij  shtetasi J. Xh., ka deklaruar se babai i tij është larguar nga banesa që me datë 15.01.2022, dhe nuk është kthyer më.  Sipas shtetasit J. Xh., babai i tij vuan nga skleroza.

Shërbimet e policisë vijojnë  kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216″, njofton Policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga