Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Afera korruptive e shekullit, ajo e inceneratorëve, ku vlerat kalojnë nga 178 milionë euro kontrata koncesionare, në rreth 430 milionë euro në total të vlerave të qarkullimit në vite, duket se do të ketë një fat të njëjtë me atë të Lulzim Bashës. Jo për shkak të humbjeve, por për shkak të fitoreve në procedurën ligjore.
Inceneratorët, tashmë botërisht të njohur si një aferë korruptive, kanë një ish-ministër në pranga. Kjo, vetëm për inceneratorin e Elbasanit.
Pra, në një nga tre investimet prej 178 milionë euro dhe në më të voglin prej tyre që është vetëm 22 milionë euro, siç është Elbasani. Një aferë korruptive ku është shpallur në kërkim Stela Gugallja, si pronarja e Albtek Energy, Klodian Zoto i cili ka qënë dhe ndërtuesi i këtij inceneratori nëpërmjet kompanisë ITS, dhe është arrestuar ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, që ka qënë njeriu që ka firmosur këtë koncesion.
Por, në Komisionin Hetimor, të ngritur dy muaj më parë shohim se ?djalli është veshur me prada?.
Socialistët kanë bërë një lëvizje mjaft të zgjuar politike, duke e pranuar, por tani kërkojnë mbylljen e tij.
Pra, afati tre mujor mbaron në datën 28 Janar, e cila përkon me tre muaj që është afati ligjor për hetimet e komisionit.
Në fakt ka disa detaje nga fillimi i dhjetorit, pra nga data 7 Dhjetor e vitit të kaluar, deri dy ditë më parë, deri në 18 janar të këtij viti, pra për rreth një muaj e gjysëm, Komisioni i Incenneratorëve nuk ka kryer asnjë hetim. Institucionet shtetërore kanë kthyer një përgjigje evazive, duke përdorur hapësira ligjore si ?ka të dhëna sensitive, ka detaje personale?.
Bankat nuk kanë dhënë asnjë të dhënë në lidhje me shumat që kanë kaluar. Tatimet gjithashtu, për pagesat. Duke fshehur çdo gjurmë dhe duke mos i dhënë mundësinë Komisionit të ketë në dorë të dhënat për të bërë analizat apo për të dalë në përfundimin në lidhje me aferën korruptive të shekullit.
Nga ana tjetër ka qënë vetë Jorida Tabaku që mesa duket e ka bërë drejtimin e këtij Komisioni, duke fjetur gjumë si Lulzim Basha apo duke bërë një pazar me Edi Ramën.
Për rreth një muaj e gjysëm e ka lënë në gjumë Komisionin, duke mos kryer asnjë punë. Me shpresën se po prisnin dokumentat apo përgjigje zyrtare, shumica e të cilave kanë ardhur pa asnjë përgjigje, pa pasur asnjë përmbajtje apo përgjigje të saktë në lidhje me pyetjet e drejtuara, tashmë koha po mbaron.
Afati mbaron javën tjetër dhe gjithçka merr fund. Me procedurë socialistët do mbyllin hetimin, duke respektuar afatet ligjore, për tre muaj që ka Komisioni Hetimor.
Kjo tregon qartazi një marrëveshje të Lulzim Bashës me Edi Ramën, pasi gjysmën e kohës e ka djegur Jorida Tabaku. Nga ana tjetër qeveria dhe institucionet në varësi nuk kanë dhënë informacionin e duhur dhe gjithçka mbyllet me procedurë. Me dokumentet që kemi dhe të dhënat e përpunuara nuk ka asnjë problematikë, afati kohor mbaroi, Komisioni Hetimor nuk zgjatet dhe gjithçka mbyllet me procedurë.
Kështu ka ndodhur dhe me Lulzim Bashën, në më shumë sesa një rast.
Kështu ka ndodhur me Lulzim Bashën për hetimin e një million e 125 mijë dollarëve, paguar kompanisë së Nick Muzin, në SHBA. Ku me procedurë u mbyll hetimi.
Në të njëjtën mënyrë është mbyllur hetimi edhe për Rrugën e Kombit. Për një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit për një abuzim rreth 230 milionë euro.
Lulzim Basha gjithmonë i ka shpëtuar drejtësisë me procedurë.
Në këtë rast me procedurë, po i shpëtojnë edhe inceneratorët dhe zyrtarët e përfshirë tek ky skandal hetimit që duhej të ishte bërë nga Komisioni Hetimor Parlamentar, për t?u çuar më pas pranë drejtësisë.
Në fakt është SPAK që po kryen hetimet.
Komisioni Hetimor Parlamentar është në fakt nga ato versione, ?Kur do të mos bësh një punë, bëj një Komision Parlamentar?. Kur do të prishësh një punë bëj një komision Hetimor Parlamentar?.
Këto dy versione kanë qënë zgjidhja që kanë dhënë Rama-Basha dhe me procedurë të dy bashkë po mbyllin aferën e inceneratorëve, po mbyllin dosjen e inceneratorëve, e cila javën tjetër në parlament nuk do të ketë më asnjë vlerë. Do të mbyllet proceduralisht.
Por, shpresa e vetme mbetet tek SPAK. Ky institucion ka arrestuar një ministër, vetëm për inceneratorin e Elbasanit. Ndërkohë që një tjetër prokuror, Dritan Prençi është duke hetuar dosjen e Fierit dhe dosjen e Tiranës. Por, ngelet ende për t?u parë, pasi Prençi mesa duket po ecen me hapin e breshkës.
Gjithësesi fakti është një, inceneratorët po mbyllen me procedurë dhe po shpëtojnë nga hetimi parlamentar ashtu siç i ka shpëtuar drejtësisë në shumë raste, Lulzim Basha./CNA.al
Kush urdhëroi bankat të fshehin të dhënat e kompanive të inceneratorëve?
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Afera korruptive e inceneratorëve në ngërç procedural/ Nuk miratohet plani i hetimit
Gazetari Bledi Mane ka bërë një koment në lidhje me ngjarjet...
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka shenjëstru...
Kryeministri Edi Rama gjatë një video-konference në rrjetet ...
Kryeministri Edi Rama ka “larë duart” nga çdo përgjegjësi në...
Koncesioni i inceneratorëve është ndër më të akuzuarit në Sh...
Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat nga Korça ...
Deputetja e PD-së Merita Bakiu ka reagur në lidhje me vendim...
Kreu i KQZ, Ilirijan Celibashi në një deklaratë për mediat ...
Presidenti Ilir Meta është i pranishëm sot në qytetin e Korç...
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi po mban një konferecë me g...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi gjatë n...
Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka dekretuar zgjedhjet ...
Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore më...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha e ka nisur ditën duk...
Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore për ...
Lideri historik i PD, Sali Berisha, do të zhvillojë ditën e ...
Ish-deputeti i PS Spartak Braho vijon me imagjinatën e tij. ...
Edhe pse i braktisur dhe i shkarkuar nga demokratët, Lulzim ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të përkujtohen t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...