Rama “lan duart” nga 21 Janari/ Ne e bëmë detyren tonë, fajtorët janë të lirë
Kryeministri Edi Rama ka “larë duart” nga çdo përgjegjësi në...
Kryeministri Edi Rama gjatë një video-konference në rrjetet sociale, ka folur për 21 janarin si dhe për Reformën në Drejtësi.
Rama i cilësoi 21 janarin dhe Gërdecin si dy tragjedi shtetërore, që duhen hetuar, por e gjitha do kohën e saj.
Sipas tij hetimet për Gërdecin po vijojnë, ndërsa shtoi se shpreson se një gjë e tillë të bëhet edhe për 21 janarin.
Po ashtu ai theksoi se Reforma në Drejtësi është ende në proces e sipër dhe në hapat e parë dhe për të parë rezultate më të mëdha duhet ende kohë.
?Reforma në Drejtësi ka kaluar në parlament para disa vitesh. Durimi është një mall i rrallë në këtë vend sepse njerëzit kanë pritur shumë. Unë kur kam pak kohë, sidomos kur jam në makinë, si askush më parë unë i mirëpres të gjithë. E bëj këtë sepse kam respekt të madh për ata që më kanë sjellë këtu dhe më kanë bërë nderin më të madh për të drejtuar vendim tim. Ftoj këdo, njerëz që do i shërbej me respekt, në radhë të parë duke i dëgjuar. Mos më kërkoni llogari apo të pamundurën dhe funksionimin e drejtësisë ku ende nuk është tharë vula e reformës. Ndërkohë që flasim nuk është se s?ka ndodhur asgjë. Po ndodh diçka që nuk mendohej më para.
Po pastrohet llumi në sistemin e drejtësisë. Ai llum, që kanë shitur e blerë të drejtën sipas qejfit. Vettingu vazhdon, llumi nuk mbaron. Ka prej tyre se ku vjen dita e Vettingut ikin vetë, nuk paraqiten fare sepse kanë mbaruar pazaret. E gjitha kjo neveri duhet duruar, duke shtrënguar dhëmbët e vazhduar punën me durim. Nuk jemi në vitin 1945. E them shpesh këtë, sepse ka ende dhe sot akoma njerëz që ma kërkojnë mua, qeverisë, ia kërkojnë pushtetit politik e legjislativ që të bëj gjyqe, hetime e arrestime. Si mund të ndodhë kjo? Vetëm duke e kthyer kohën prapa duke shkuar në vitin 1945. Ose në kohën që pushkatimet, dënimet, i bënte partia në pushtet. Ky është proces. Ne kemi vendosur gurin e themelit para 5 vitesh. Çfarë janë 5 vite në historinë e një vendi? Në historinë e atyre vendeve që ne i referohemi për drejtësisë hetimet e para jepeshin den baba den në kohën që ne nuk ishim shtet, ishim provincë në Perandorinë turke. Pse po i them këto? I them sepse sot është një ditë më e mirë se sa një vit më parë. Sot nuk jemi në kushtet ku ishim të etur për të parë drejtësinë që të niste të funksiononte. Fola për vettingun, por sot është rihapur Gërdeci. Një nga dy kapakët e rëndë të dy vrasjeve shtetërore. Lere se ca thotë njëri e tjetri.
Dy vrasje shtetërore, që ndodhën për shkak të krimit shtetëror. Është rihapur ai Gërdeci që iu vendos një kapak. Është rihapur dhe sot po hetohet e po bëhet nga SPAK-u. SPAK-u nuk është FBI apo strukturë e ngjashme në vende ku këto struktura funskionojnë që prej kohësh kur ne që po flasim këtu s?kishim nisur. Është një foshnje që ka nisur të belbëzoje. Kjo është rruga dhe jam i bindur që fjala drejtësia vonon, por nuk harron, ka kuptim të qartë. Duan apo nuk duan, nuk ka mundësi tjetër apo rrugë. Do të doja që Reforma në Drejtësi të ecte shumë më shpejt, po realisht a mund të ecte? Nuk e di, sepse është një proces. Shumë i ngjashëm me rritjen e një fëmije?, tha Rama./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka “larë duart” nga çdo përgjegjësi në...
Koncesioni i inceneratorëve është ndër më të akuzuarit në Sh...
Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat nga Korça ...
Deputetja e PD-së Merita Bakiu ka reagur në lidhje me vendim...
Kreu i KQZ, Ilirijan Celibashi në një deklaratë për mediat ...
Presidenti Ilir Meta është i pranishëm sot në qytetin e Korç...
Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi po mban një konferecë me g...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi gjatë n...
Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme ka dekretuar zgjedhjet ...
Pas dekretimit të datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore më...
Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha e ka nisur ditën duk...
Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore për ...
Lideri historik i PD, Sali Berisha, do të zhvillojë ditën e ...
Ish-deputeti i PS Spartak Braho vijon me imagjinatën e tij. ...
Edhe pse i braktisur dhe i shkarkuar nga demokratët, Lulzim ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se sot do të përkujtohen t...
Rezoluta e OKB-së që u miratua të enjten (20.01) në Nju Jork...
Presidenti Ilir Meta ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje...
Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars, do të vot...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...