LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërprerja e mësimit/ Basha nxjerr një tjetër grua me akuza për Qeverinë

21 Janar 2022, 10:40, Politikë CNA
Ndërprerja e mësimit/ Basha nxjerr një tjetër grua me akuza

Deputetja e PD-së Merita Bakiu ka reagur në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mbyllur shkollat në këto ditë të ftohta.

Bakiu në  një deklaratë për mediat tha se miliona euro tendera janë marrë për ngrohjen në shkolla, por që nuk kanë rezultuar ashtu dhe se shkollat në dimër mbyllen duke e qujatur një dështim të Edi Ramës në Arsim.

Deputetja ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës,  Erion Veliaj që sipas saj ka tenderuar 175 mijë euro për ngrohjen në shkolla dhe tani shkollat mbyllen për shkak të temperaturave.

Ndër të tjera ajo bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet vendore të votojnë PD dhe të nisin ndryshimin.

?Të hënën, të martën dhe të mërkurën qeveria ka lajmëruar se do të jëtë ftohtë dhe ka mbyllur shkollat nga Veriu në Jug. PD gjykon se kjo nuk është një masë që u shërben fëmijëve. Mbyllja e shkollave në Dibër se bën ftohtë është një dështim  i  jashtëzakonshëm i qeverisë së Edi Ramës. Në 8 vite nuk është bërë asnjë hap përpara dhe nuk kanë siguruar as kushtet minimale për ngrohjen në shkolla.

Të njëjtën situatë e kemi denuar dhe vjet, por siç shihet nuk ka ndryshuar asgjë dhe e vetmja masë është mbyllja e shkollës në vend të krijimeve të kushteve.  Prindërit në Bashkinë e Tiranës pyesin se çfarë u bë me 35 milion eurot qe Erion Veliaj mblodhi gjatë 6 viteve te fundit si taksë për infrastrukturën në arsim. A i siguroi ngrohjen në shkollën e kryeqytetit dhe se mbyllja e shkollës tregon se 35 milionë eurot e mbledhura nga taksa nuk shkuan për të ndërtuar ngrohjen e shkollës.

Erion Veliaj nuk ka hequr dorë nga tenderat që nuk dihet se kur përfundojnë. Për këtë vit shkollë ka tenderuar 175 mijë euro, por shkollat do të mbyllen se ngrohje nuk ka. Kaldajat nuk funksionojnë, rrjeti elektrik nuk mban, nëse kjo ndodh në zemër të kryeqytetit, çfarë mund të ndodhë në rrethe.

Të shohim Dibrën kur shumë shpejt do të kemi edhe zgjedhje, ku edhe këtu janë tenderuar 105 mijë euro për ngrohje, por nuk kanë ngrohje. Ka nga ata bashki që skanë marrë asnjë masë.

Ka shpenzuar 1 milionë  e gjysëm euro për ngrohje në kryeministri, kurse fëmijët detyrohen të rrijnë pa mësim se nuk ka ngrohje. Pabarazia është uluritëse. Letë nisim që në 6 mars ndryshimin. Së bashku mund tia dalim? tha ajo ndër të tjera./CNA.al

Lajmet e fundit nga