LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kush urdhëroi bankat të fshehin të dhënat e kompanive të inceneratorëve?

21 Janar 2022, 11:46, Politikë CNA
Kush urdhëroi bankat të fshehin të dhënat e kompanive

Koncesioni i inceneratorëve është ndër më të akuzuarit në Shqipëri.

Për këtë koncesion, i quajtur edhe afera e shekullit është ngritur edhe një Komision Hetimor Parlamentar, i cili është ?kopsitur? nga Jorida Tabaku. Por, që në fakt duket më shumë si një pazar mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës për të mbyllur këtë aferë.

Fakti është se në tre muaj ky i ashtuquajtur Komision Hetimor nuk ka bërë asgjë.

Ndërkohë, përtej kësaj një detaj që bie në sy është sjellja apo përgjigja e dhënë nga bankat e nivelit të dytë.

Të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë refuzuar dhënien e informacionit, duke dhënë të njëjtën përgjigje, një fjali që duket sikur dikush ua ka çuar me mesazh.

?Bankat nuk mund ta trajtojnë informacioni pa pëlqimin e klientit si dhe sekreti bankar sipas udhëzimit të Bankës së Shqipërisë?.

Këto janë dy pikat që të gjitha bankat e nivelit të dytë i kanë kthyer Komisionit Hetimor Parlamentar, i drejtuar nga Zonja Tabaku. Duke mos dhënë detaje apo të dhëna për shumat e parave të qarkulluara apo ku kanë shkuar këto para si dhe duke e quajtur sekret bankar.

Përtej faktit se bankat po bëjnë një krim duke fshehur transaksione me miliona euro dhe duke u bërë palë me kompanit e inceneratorëve, me aferën e shekullit, qëndrimi i mbajtur nga bankat e nivelit të dytë dhe mënyra e përgjigjes tregon se ka qënë një dorë që i kontrollon dhe i ka urdhëruar të mos i përgjigjen institucioneve.

Ndodhet në godinën e Kryeministrisë apo Bankës së Shqipërisë, kjo ngelet për t?u verifikuar./CNA.al

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

Afera korruptive e inceneratorëve në ngërç procedural/ Nuk miratohet plani i hetimit

Lajmet e fundit nga