Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB ka mbajtur fjalën e saj, duke adresuar çështjet më të rëndësishme.
Gjatë fjalës së saj Xhaçka u shpreh se gratë, paqja dhe siguria, janë prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.
Fjala e plotë e ministres Olta Xhaçka:
Zonja Presidente, është një nder i madh për mua që të jem Ministrja e Parë e Jashtme Shqiptare, që adresoj Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm i këtij organi të rëndësishëm. Por ajo që e bën këtë rast dhe më të veçantë për mua dhe vendin tim është çështja që po adresojmë sot: Gratë, Paqja dhe Siguria, një çështje që është prioriteti kryesor i agjendës së Shqipërisë për dy vitet e ardhshme.
Dua të falenderoj kolegen Norvegjeze dhe Presidencën e Norvegjisë për këtë mundësi. Gjithashtu dua të falenderoj Komisioneren e Lartë Bachelet për fjalën e saj. E njoh angazhimin e saj personal për këtë kauzë. Gjithashtu dua të falenderoj Ms. Yaftali dhe Ms. Asoka për perspektivat nga terreni që ishin veçanërisht shumë informuese.
Kam punuar për këtë agjendë për disa kohë tanimë si politikane, por gjithashtu edhe si aktiviste për të drejtat e grave. Dhe gjatë gjithë këtyre viteve një mendim më ka shoqëruar në mënyrë konstante: Si është e mundur që gratë duhet akoma të luftojnë për diçka kaq elementare si barazia, e për të njëjtat të drejta si burrat që janë gjysma tjetër e popullsisë?
Është e ndërlikuar, që edhe në kohën ku jetojmë barazia e të drejtave, e përfaqësimit, edukimit dhe mundësive nuk janë të mirëqena nëse je grua. E për më tepër edhe e drejta për të marrë pjesë në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë nuk merret si e mirëqenë nëse je grua. Është një e vërtetë e trishtuar e historisë, por është gjithashtu një e vërtetë e trishtuar e ditëve dhe epokës tonë që ndërsa burrat aktualisht shkaktojnë pjesën më të madhe të luftimeve, gratë shpesh mbajnë peshën kryesore të tyre.
Nuk e them këtë si një slogan klishe. E them si një mësim që ne shqiptarët e kemi nxjerrë nga historia jonë. E pamë këtë në Kosovë. Gratë u lanë pas për t?u kujdesur për familjet e tyre, gratë u lanë pas për të mbledhur pjesët e mbetura. Gratë përdhunoheshin, torturoheshin dhe vriteshin si shënjestra të qëllimshme të një fushate kriminale të spastrimit etnik.
Dhe këtë e shikojmë në të gjitha konfliktet kudo në botë nga Afganistani në Jemen, nga Mianmar në Etiopi, në Siri ose përndjekja që iu bëhet aktivistëve në Bjellorusi.
Aktivistet gra përballen me kërcënime dhe rreziqe, ku përfshihen ndalimet arbitrare, rrëmbimet e zhdukjet nga autoritetet qeveritare, madje edhe vrasje nga autoritetet qeveritare, jo vetëm për shkak të rreziqeve të zakonshme që vijnë me aktivitete e tilla në zonat e konfliktit, por edhe për faktin që janë gra.
E megjithatë, unë e di se ka rezistencë që gratë të luajnë rol në mënyrën se si arrihet paqja. Se si zgjidhen konfliktet.
30 vjet më parë, kur vendi im filloi rrugën e tij të gjatë dhe të vështirë drejt rindërtimit nga dekada izolimi dhe rrënimi nën një regjim jashtëzakonisht radikal komunist, ne bëmë të njëjtin gabim. I mohuam gruas rolin në rindërtim, në pajtim, në procesin e hedhjes së themeleve të Shqipërisë tonë të re. Ne kemi paguar për atë gabim. Por edhe kemi mësuar prej tij.
Jam krenare që barazia gjinore është një prioritet i lartë për Qeverinë Shqiptare, jo vetëm me fjalë dhe politika, por edhe me veprime e arritje konkrete. Shqipëria renditet aktualisht ndër 5 qeveritë e para me barazi gjinore të balancuar, me 75% të posteve ministrore të mbajtura nga gratë. Një përqindje e ngjashme e posteve ekzekutive të nivelit të lartë dhe të mesëm, si dhe disa nga postet kryesore më të larta publike ? duke përfshirë institucionet e pavarura, agjensitë, departamentet në fusha kyçe të shtetit ? mbahen nga gratë.
Ne kemi përfituar. I gjithë vendi ka përfituar.
Kjo është arsyeja pse ne vendosëm ta bëjmë Gratë, Paqen dhe Sigurinë prioritetin tonë kryesor. Në këtë frymë, ne iu bashkuam Norvegjisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Nigerit, në Deklaratën e Angazhimeve të Përbashkëta për ta bërë Gratë, Paqen dhe Sigurinë prioritetin kryesor gjatë Presidencave tona në KS.
Megjithatë, ne e dimë se pjesëmarrja dhe mbrojtja ecin paralelisht. Për këtë arsye unë do të doja të përqendrohesha në 4 pika kryesore:
Së pari, të mbështesim dhe të vëmë në dispozicion burime për organizatat relevante të OKB-së për të ofruar të gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e nevojshme për gratë aktiviste të të drejtave të njeriut, paqendërtueset dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që janë në rrezik, duke përfshirë ato që kanë informuar Këshillin e Sigurimit ose janë angazhuar në cilësi të tjera me sistemin e OKB-së.
Së dyti, të krijojmë mekanizma financimi fleksibël të afta për të vepruar shpejt dhe për t?u përgjigjur me shpejtësi kur gratë lidere përballen me kërcënime dhe akte ndëshkimore ? Krijimi i Dritares së Financimit për Gratë Aktiviste të të Drejtave të Njeriut më herët sot është një zhvillim pozitiv dhe Shqipëria do të japë kontributin e saj për fondin.
Së treti të rrisim fondet për organizatat dhe lëvizjet për të drejtat e grave dhe për organizatat e lëvizjet e te drejtave të grave të udhëhequra nga gratë, në zonat delikate dhe të prekura nga konflikti.
Së katërti, të rrisim llogaridhëniën në lidhje me gratë, paqen dhe sigurinë duke pasur një qasje me tolerancë zero ndaj akteve hakmarrëse kundër grave aktiviste dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Këshilli duhet të luajë një rol thelbësor në këtë drejtim. Një rol vendimtar. Nuk mund të ketë paqe pa gratë dhe do të ishte e pafalshme të përjashtohej gjysma e njerëzimit nga përpjekjet që synojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Faleminderit!
Gjermania kërkon integrimin sa më shpejtë të Shqipërisë në B...
Analisti Ylli Dylgjeri ka ironizuar me kryetarin e shkarkuar...
One Telecommunications mbështeti eventin ballkanik UpLift Al...
Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimin e e kërkes...
Më 18 janar 1991, pas afro tre dekadash ndalimi të besimit n...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manast...
Apeli i GJKKO ka njoftuar sot se ka lënë në fuqi sekuestron ...
Do të duhet të paktën edhe një vit që tregu botëror i punës ...
Ditën e sotme, moti parashikohet me vranësira dhe kthjellime...
Hisoriani dhe ish-Ministri i jashtëm Paskal Milo ka komentua...
Vizita e presidentit të Turqisë Recep Tahip Erdogan në Tiran...
Lideri historik Sali Berisha, ka komentuar vizitën e sotme t...
Aktivista shqiptare, Evi Kokalari, i është përgjigjur Mero B...
Përveç deputetëve të PS, apo Policisë së Shtetit, së fundmi ...
Pas përgjigjes së KQZ për bashkitë pa kryetarë, Presidenti I...
Studiuesi Afrim Krasniqi ka “zbërthyer” vizitën e Recep Tahi...
Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ka përfunduar...
Mes debatesh të ashpra ka nisur sot sesioni i ri parlamentar...
Sekretari i shkarkuar i PD, Gazment Bradhi doli dy ditë më p...
Pacienti të cilit i është transplantuar zemra e derrit është...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...