Sot 554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Meta mesazhe të forta

17 Janar 2022, 08:26, Politikë CNA
Sot 554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Meta mesazhe të forta

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 554-vjetorin e vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane.

?Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!
Vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.?-shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga