I drejti do të kujtohet përjetë

17 Janar 2022, 15:52, Aktualitet CNA
I drejti do të kujtohet përjetë

Nga Miron Çako

Në 17 Janar ne shqiptarët kujtojmë fjetjen me paqe në Zotin të Gjergj Kastriot Skëndërbeut (1405-1468) atletit të Krishtit, princit të Epirit, mbretit të arbërve  dhe Heroi ynë Kombëtar.

Ai lindi nga një familje e krishterë fisnike, feudale e kastriotëve, nga prindërit  Jovan dhe Vojsava  në 6 Maj 1405. U pagëzua që fëmijë i krishterë orthodhoks me emrin Gjergj për nder të Shën Gjergjit Trofeprurës (23 Prill).  Jetoj si i tillë deri kur u mor peng  bashkë me tre vëllezërit e tij në oborrin osman të sulltan Muratit. Kjo pengmarje ishte një praktikë që osmanët e përdorën shpesh që të mbanin nën presion familjet, princërore, mretërore të pushtuara që ato të mos ngrinin krye kundër pushtimit osman.

Gjergji u konvertua me imponim pa dëshirën e tij në mysliman. U arsimua dhe hyri në shërbim të sulltanit në ushtrin e jeniçerëve, ushtri elite që përbëhej nga pengjet e fëmijëve të krishterë. Shërbeu si oficer i lartë në ushtrinë osmane për gati 20 vjet. U dallua për vyrtyte të larta trimërie, guximi dhe heroizmi dhe si një starateg shumë i zoti. Për këtë mori shumë ndere dhe tituj ushtarak, si Skëndërbe (Aleksandri i madh), ju dha edhe titulli ?Bej  i Sanxhakut të Dibrës? në vitin 1440.

Të gjitha këto ndere dhe tituj sulltani ia jepte për ta joshur dhe për ta mbajtur në shërbim të ushtrisë së tij pushtuese.

Por edhe nga të gjitha këto ndere osmane brenda Gjergjit nuk ishte shuar dashuria për Zotin Jisu Krisht dhe për atdheun e robëruar, Arbërinë. Ai ishte dhe mbeti në shpirt i krishterë orthodhoks dhe atdhedashës, duke pritur rastin e volitshëm që të rebelohej  bashkë me ushtarët e tij besnikë dhe bashkëkombas. Në vitin 1443,  ai braktisi osmanët  gjatë betejës së Nishit shkoi në Krujë e çliroi dhe mes entuziazmit të madh të popullit tha me nderim dhe përulësi këto fjalë lapidare” Lirinë nuk e solla unë por e gjeta midis jush”. U shpall sundimtar i Krujës, Sfetigradit dhe Modriçit dhe në vitin 1444, me iniciativën e tij priu kuvendin e princave shqiptar  të përçar në një bashkim bese përball armikut të përbashkët osman në Lidhjen e Lezhës të mbajtur në kishën e Shën Nikollës.

Personaliteti i tij i shquar ishte i pajisur me shumë vyrtyte të krishtera si mbretërit e shenjtë të krishterë me origjinë ilire si Shën Kostandin i Madh (272-337), Shën Justiniani(482-565), po ashtu bashkimi i princave dhe heroizmi i popullit arbëror  bëri që të shkruhej faqja më e ndritshme e historisë së popullit tonë të vogël por trim.

Është fakt historik i pa kundërshtueshëm se si një strateg i përkryer  me një ushtri modeste prej 10,000 ushtarësh, shumica e tyre pa shkolla ushtarake por barinj, nga viti 1443 deri në vitin 1468 ai i  çliroi tokat e Arbërit të pushtuara dhe nga 30 luftra pati 29 të fituara edhe vetëm një të humbur ajo e Beratit me tradhti nga brenda. Kështu mundi dhe shkatërroi mitin e perandorisë së pathyeshme osmane, i theu hundët turqve që pushtuan në (1453) qytetin e pathyeshëm  1000 vjeçar të Kostandinopolit, por jo Krujën. Ashtu si ka thënë edhe Episkop Fan Noli, historian, studiues, shkrimtar, përkthyes: ?Skënderbeu ka mbrojtur me sukses Krujën, kundër tre rrethimeve të Muratit II dhe Mehmetit të II, dy pushtonjësve më të tmerrshëm të kohës, që kishin në dorë ushtritë më të forta të botës? dhe sipas Voltaire, (Volter) François-Marie Arouet, shkrimtar francez: ?Sikur ta kishte mbrojtur Skënderbeu Konstantinopolin, turqit nuk do të kishin mundur ta merrnin në Maj 1453?.

Nëpërmjet kontributit të tij u valvit akoma edhe për shumë kohë në tokën e lirë arbërore,  flamuri me shqiponjën me dy krerë, simbolin e perandorisë së krishterë, kur mbi kështjellat  e pushtuara të të krishterëve në Europën e Lindore , prej kohësh valvitej arrogant flamuri me gjysëm hënë, simboli i osmanëve pushtues.

Ndaloi dyndjet barbare të turqve në Europën Perëndimore, mbrojti qytetërimin europian nga shkatërimi që do vinte patjetër nga plaçkitjet, mizoritë, kultura dhe feja  antikrishte e osmanëve.

Kështu me të drejtë u lartësua si Heroi ynë Kombëtar dhe figura më frymëzuese për çdo shqiptar, europian dhe për çdo popull që e aspiron lirinë nga pushtuesit sado të fuqishëm që ata mund të jenë.

Gjithmonë e nënshkroi veten si ?Zot i Arbërisë? (latinisht: Dominus Albaniae) dhe nuk pretendoi tituj të tjerë përveç tij në dokumentet zyrtare. Në vitin 1451 nënshkroi traktatin e Gaetës, ku njohu sovranitetin de jure të Mbretërisë së Napolit mbi Arbërinë, edhe pse ai mbeti një sundimtar de facto i pavarur. Në vitet 1460?61 mbështeti Ferdinandin e Napolit në luftërat kundër Gjonit të parë.  Në vitin 1463,  ai u bë komandanti kryesor i forcave kryqtare të Papa Piut II, por Papa vdiq ndërsa ushtritë ende po mblidheshin. Së bashku me venedikasit ai luftoi kundër osmanëve gjatë Luftës osmano?venedikase të viteve 1463?1479.

Ai ishte dhe mbeti i krishterë orthodhoks.Edhe pse ai pati lidhje diplomatike me Vatikanin, apo simpatinë e Papa Piu II i cili shprehej për atë me admirim: ?Gjergj Kastrioti kaloi gati gjithë jetën e tij, duke luftuar për kauzën kristiane. Është zor me gjetë një prijës kryqëzate, që mund të krahasohet me të!?(Papa Piu i II), apo dhe bashkëpunim me venedikasit, por kjo nuk do të thotë se ishte apo u konvertua në besimin katolik.

Ka shumë fakte historike  bindëse për këtë fakt.

P.sh. nga jeta e Shën Nifonit Patriarku i Kostandinopojës (shekulli i XV ) kemi fakte se Shën Nifoni ka pasur një lidhje vëllazërore me Gjergji Kastriotin, duke pirë gjak nga njëri?tjetri dhe u quajt ve?llam i Ske?nde?rbeut. Shenjtori qëndroi dhe shërbeu si prift orthodhoks ne? Kruje? .

Në veprën agjiografike orthodhokse: ?Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patrik i Kostandinopojës?, botuar në Bukuresht në vitin 1937 jepen të dhëna në lidhje me aktivitetin e Nifonit në Shqipëri. Të dhënat janë përkthyer nga rumanishtja prej teologut z.Dhimitër Beduli, aty na thuhet: ?Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjën pak kohë atje (në Ohri), deshën të shkojnë në vendin e Askulumit (këtu kuptohet Shqipëria); me ata u bashkuan edhe shumë të tjerë. Dhe u nisën nga Justiniani, disa nga ana e tokës, disa me anije dhe arritën në një qytet të madh me emrin Durrës, i cili është në vendin e Askulumit dhe që andej u ngjitën në qytetin e Krujës, që është rreth 6 milje larg nga Draçea, Durrësi. Shkuan tek Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili quhej Skënderbe i pranoi me gëzim të madh e dashuri, sepse edhe ky kishte dëgjuar për jetën e tyre, dhe vendosi Zaharinë atë shpirtëror, mësues dhe edukator për të gjithë njerëzit, ndërsa Nifonin, me bekimin e kryepiskopit të Krujës e bëri prift atje?.

Historiani z Mojkom Zeqo, duke u bazuar tek shkrimet edhe ke?rkimet e Faik Konice?s dhe peshkop Fan Nolit e vec?ane?risht ne? librin ?She?n Nifoni, Patriarku i Kostandinopoje?s?, botuar ne? Athos viti 1995, na thote? se: ?Nifoni ka vdekur në Athos, ku gjenden dhe reliktuari i tij. Në shume? kisha jane? pikturuar afreske me figure?n e Nifonit. Ato e tregojne? Nifonin duke mbajtur ne? dore?n e majte? Bible?n e Shenjtë dhe me dore?n e djathte? me gjestin e bekimit. Këto afreske jane? te? shumta dhe pe?rbe?jne? nje? koleksion shume? te? re?nde?sishe?m te? nje? personazhi te? shquar shqiptar te? shek XV. Ajo qe? me? tërhoqi vëmendjen, veçane?risht, e?shte? se ne? qele?n e Nifonit, ku gjendet dhe biblioteka e tij, ekziston nje portret i Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ky portret e?shte? botuar ne? faqen 29 te? librit dhe e paraqet Skende?rbeun ne? profil me nje? mjekër te? gjate? dhe te? pe?rdredhur, me pe?rkrenaren e tij me koke? dhie, dhe me? e habitshmja e?shte? se ky portret ne? forme? ikone ka te? she?nuar shqip, me ge?rma latine, mbishkrimin ?SKENDERBEU- KASTRIOTI?.

Po ashtu kemi dokumente për akte dhurimi të familjes së Kastriotëve për manastirin orthodhoks të Hilandarit në Malin e Shenjtë (Greqi).

“Për çëshjten që jemi duke diskutuar janë me rëndësi dy akt-dhurime (diploma), që mbajnë nr. 82 dhe 105. Sot ruhen brenda fondeve të dokumenteve cirilike të Arkivit të Manastirit të Hilandarit. Akti parë është një akt-dhurim i përpiluar në vitin 6934 (sipas kalendarit bizantin i përgjigjet datës prej 1/IX/1425 ? 31/VIII/1426), në zyrën e princit arbër, Gjon Kastrioti dhe i kushtohet manastirit të Hilandarit. Ndërkaq, akti dytë doli nga zyra e manastirit të Hilandarit, dhe është pa datë (data e saktë e këtij akti duhet kërkuar brenda viteve 1426-1431), dhe i kushtohet Jovan Kastriotit. Nga akt-dhurimi dytë në Hilandar kanë mbetur vetëm gërmadha të Pirgut Arbëror në kodrën mbi manastirin e Hilandarit dhe varri i Reposhit brenda në katedralën e Hilandarit. Mbi varrin e tij është afreska me subjekte kishtare. Mbishkrimi i datës 6936 (1/IX/1430-31/VIII/1431) mbi varrin e Reposhit provon se ishte fjala për një princ (dukë) ilir, përkatësisht princ arbëror ?dux illyricus?

Vdekja e Gjergj Kastriotit ishte paqësore nga ethet e malarias, ose ndoshta edhe nga ndonjë helmim i ngadaltë nga venedikasit e pabesë, ashtu si na thotë  Kostandin Jiriçek, historian dhe albanolog nga Çekia, në librin ?Historia e Serbëve” se ?Venedikasit shpallën si çmim, pagesë të përjetshme prej 100 dukatësh, për vrasjen e Skënderbeut.?

Në 17 Janar të vitit 1468 ai dha shpirtin e tij tek Zoti Jisu Krisht. Vdekja e tij trondi botën e krishterë dhe shumë u shprehën me hidhërim. Sipas Marin Barleti, shkrimtar, historian (Historia e Skënderbeut) shkruan: ?Kur e dëgjoi që (Skënderbeun) po e qanin të vdekur, Lekë Dukagjini, princ epiriot, doli me vrap në mes të pazarit dhe, me fytyrë të pikëlluar e me zë të lartë, tha duke shkulur mjekrrën dhe flokët: ?Mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë, o princër e sundimtarë arbërorë! Sot, u bënë copë dyert e Epirit dhe të Maqedonisë, sot u rrëzuan muret dhe fortesat tona, sot u shua krejt, së bashku me këtë njeri, çdo shpresë e jona!?

Mbretëresha e Anglisë, Elisabeth, në librin e lutjeve, botuar më 1559, shkruan: ?17 Janar. Si sot, vdiq princi i mirë, Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe shfarosësi i turqve?.

Madje edhe armiku i tij më i betuar Sulltan Mehmeti II edhe pse u gëzua nga vdekja e tij u detyrua nga fama e tij e meriuar të thoshte: ?Kurrë s?ka për të dalë më mbi tokë një luan i tillë!?.

Edhe pse sipas Zotit Jisu Krishtit: “Të gjithë ata që rrokin shpatën nga shpata do të vdesin”(Mateu 36-52), Gjergj Kastriot Skëndëbeu ashtu si edhe shumë mbretër shenjtorë vdiq në paqe, kjo një dëshmi se lufta e tij nuk ishte një aventurë si kalorësit e mesjetës, apo plaçkitës si degraduan kryqtarët, por lufta e tij ishte me idele të larta hyjnore dhe humane , ai luftoj luftën e drejtë për “fe edhe për atdhe”. Prandaj ai duhet të nderohet jo vetëm si një hero kombëtar por edhe si një mbret i shenjtë i krishterë që mbrojti krishterimin nga proselitizmi e dhunshëm islam.

Pavarësisht i pa kanonizuar nga Kisha Katholike Apostolike nga arsyet politike të kohës, këtë nderim si shenjtor shqiptarët ia dhanë menjëherë mbas vdekjes dhe sidomos në të kremten e Shën Gjergjit në (23 Prill).

P.sh. arbëreshët, të cilët janë ata që emigruan nga rreziku i pushtimit osman mbas vdekjes së Skëndërbeut në Kalabri, e kanë  Gjergj Kastriotit shenjtin e etnosit të tyre. Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, në disa krahina të Shqipërisë filloi të kremtohej në ditën e martirizimit të Shën Gjergjit. Gjergj Kastrioti ishte bërë simboli i princit të krishterë, i cili luftonte kundër dragoit ( perandorisë osmane), që i  ishte kundër vetë Evropës. Në disa piktura të vjetra Gjergj Kastrioti paraqitej hipur në kalë duke luftuar me dragoin (Turqin) që i ishte kundërvenë krishterimit.

Një traditë popullore thotë se Gjergj Kastriotit i shfaqet Shën Gjergjit duke i thënë: ? Ktheu tek populli i yt në Arbëri, sepse populli i pushtuar, ka nevojë për trimërinë e tënde  që të çlirohet prej osmanëve. Po ashtu në lagjen Berishë të Zymit  të Hasit ka qënë një kishë, e cila i dedikohej  Shën Gjergjit. Pra në ditën që kremtohej Shën Gjergji, më 23 Prill, shqiptarët kremtonin edhe Gjergj Kastriotin si shenjtor. Madje gjatë një të kremteje të tillë janë masakruar disa priftërinj dhe ushtarë. Kjo dëshmohet nga varret e tyre të cilat gjenden pranë kishës.

Pavarësisht se për figurën e tij mitike si frymëzues atdhedashës  dhe liridashës jo vetëm për shqiptarët, por të gjithë ata popuj që aspirojnë për liri,  janë shkruar edhe shkruen deri më sot fjalë të padenja kundra këtij personaliteti historik, shumë dimesional dhe të spikatur , si politikan,ushtarak sidomos  nga ata që nuk e deshën dhe nuk e duan, sepse figura e tij heroike dhe lufta e tij e shenjtë për ?fe dhe atdhe?  është për ata një kujtim i humbjes së turpshme ose vrasje ndërgjegje për ata që tradhtuan kauzën e tij,ne shqiptarët sot duhet  të jemi të bashkuar në nderimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeut, duhet ta nderojmë kujtimin e tij sipas Skrimit të Shenjtë: “I drejti do të kujohet për jetë “(psalmi 112). Po ashtu kemi detyrë patriotike të  mos i lejojmë këto zëra të flasin, nga do që të vijnë, kundër Heroit tonë Kombëtar, sepse  edhe sipas  shkrimtarit të madh Ismail Kadare: ?Të ç?mitizosh figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut, do të thotë të bësh sulm kundër konceptit të lirisë. Ç?mitizimi i tij është një nga turpet e kombit shqiptar!?/CNA.al

Lajmet e fundit nga