
Ngrica dhe temperatura nën zero/ Mësoni si do jetë moti për sot
Edhe gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ketë ndikim të ma...
Shumë shpresojnë, që virusi i Coronës të zhduket sa më shpejt të jetë e mundur. Disa virologë janë të mendimit, se ky virus mund të bëhet endemik, pas shfaqjes së Omikronit. Që do të thotë: Ne duhet të jetojmë me të.
Endemi: Kërcënimi i vazhdueshëm
Një sëmundje, e cila shfaqet rregullisht në rajone të caktuara përcaktohet si endemike. Tek një endemi, numri i të sëmurëve mbetet pak a shumë konstant, ai është më i lartë se tek rajonet e tjear, por nuk rritet me kalimin e kohës. Në një kohë të caktuar sëmuret pak a shumë një numër i njëjtë njerëzish. Shembull tipik për endeminë është malarja. Nga kjo sëmundje sëmuren në vit rreth 300 milionë vetë kryesisht në vend tropike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ishte e mendimit që në maj 2020, se virusi i Coronës mund të bëhet një virus endemik. Variantet Omikron dhe Delta treguan, se virusi përshtatet si gripi. Që do të thotë ai është tani mes njerëzimit, dhe në rajone të caktuara do duhet të mësojmë të jetojmë me këtë, sepse ai nuk do të zhduket më.
Epidemia: Vetëm në një rajon
Për një epidemi flitet atëherë, kur një sëmundje shfaqet në mënyrë të pazakontë e shpeshtuar në një rajon në një kohë të caktuar. Kurse pandemia është një epidemi që kapërcen kufijtë e një vendi apo edhe një kontinenti. Kjo do të thotë para së gjithash, që kontrolli i suksesshëm i sëmundjes varet nga bashkëpunimi i sistemeve shëndetësore të vendeve të ndryshme. E kundërta gjeografike e një pandemie është endemia.
Nëse numri i sëmundjeve në një rajon të caktuar ngrihet mbi nivelin normal të pritshëm endemik, atëherë flitet për epidemi. Por nëse rastet e sëmundjeve janë të lokalizuarra vetëm në një vend, flitet për vatër shpërthimi.
Një epidemi krijohet për shembull, kur ndryshon forca goditëse e një virusi të caktuar. Viruset pësojnë mutacione dhe bëhen kështu më infektues. Edhe kur shfaqen sëmundje të reja në një rajon të caktuar mund të kalohet në një epidemi. Kusht për këtë është që sëmundja të transmentohet nga njeriu tek njeriu. Për shembull, sëmundja e lisë, që në fillim të shekullit të 16-të u soll nga pushtuesit europianë të kontinentit në Amerikë. Për shkak se popullsia indigjene nuk kishte qenë kurrë në kontakt më parë me këtë sëmundje, ajo nuk kishte asnjë lloj imunizimi ndaj saj. Sipas disa llogaritjeve, gati 90% e popullsisë indigjene të Amerikës ra viktimë e sëmundjes së lisë.
Pandemia: Përhapje botërore
Kurse kur një sëmundje përhapet përtej vendeve e kontinenteve flitet për një pandemi. Sipas OBSH pandemitë shkaktohen kryesisht nga tipa të rinj virusesh e patogjenësh të tjerë. Këto mund të jenë zoonozat, pra sëmundje që kalojnë nga kafshët tek njeriu. Nëse një sëmundje është e re për njeriun, shumë pak vetë mund jenë imunë ndaj saj. Kjo bën që shumë njerëz sëmuren njëkohësisht. Se sa e rrezikshme apo vdekjeprurëse është ecuria e sëmundjes, varet nga virusi specifik apo gjendja shëndetësore e njeriut.
Por edhe nëse një sëmundje në mënyrë proporcionale në shumicën e rasteve ka ecuri të padëmshme, mundet që numri i të sëmurëve rëndë në një pandemi të jetë shumë i lartë. Kjo lidhet thjesht me atë, që në total janë infektuar shumë vetë me virusin. Një sëmundje tipike që merr përmasa pandemike herë pas here është gripi. Gripi spanjoll në vitin 1918 ka shkaktuar 25-50 milionë viktima, më shumë se në Luftën e Parë Botërore. Por edhe në një pandemi zona të caktuara apo rajone të caktuara mund të mbeten të paprekura prej saj, ishujt apo zonat malore psh. Sot trafiku ajror e shton përhapjen e shpejtë të pandemive.
Nocionet epidemi dhe pandemi lidhet në rast normal me sëmundjet ngjitëse. Por për shkak se këto sinjalizojnë emergjencë dhe duhet të veprohet shpejt, përcaktimet përdoren edhe për sëmundje të tjera jo ngjitëse, si për shembull epidemia e diabetit./DW
Edhe gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ketë ndikim të ma...
Lideri historik Sali Berisha, është pyetur nëse beson se Lul...
Në Gjykatën e Lartë vijojnë të presim për një vendim plot 35...
Lideri historik Sali Berisha në një lidhje me Nova Media, e ...
Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e sotme n...
Presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan do të vijë ditën e...
Policia e Shtetit ka dhënë informacione të detajuara përsa i...
Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në veri të Shqipëri...
Nënkryetari i PD-së në Lushnje, Pirro Pano, ka dënuar ashpër...
Radio SOL, është stacioni radiofonik, i cili është krijuar p...
I gjithë territori shqiptar është përfshirë nga masa ajrore ...
Skandali në lidhje me koncesionin e inceneratorëve, e quajtu...
Në mbështetje të Vendimit nr. 218, datë 23.12.2019 të Prokur...
Këshilli i Ministrave ka nxjerrë një projekt udhëzim drejtua...
“Porta e Ferrit” është një atraksion i njohur turistik në Az...
Pas lëkundjeve të tërmetit, 4.6 ballë, që ra një nate më pa...
Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen...
FNSH dhe Shqiponjat kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në qyteti...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nxjerrë pamje nga stërv...
Nga janari i këtij viti, bizneset që do të paguajnë online, ...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi ...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të d...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën "B...
Evakuuohen katër alpinistët e bllokuar në Majën e Zhab...
Vendi, javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave a...
Vendi ynë do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe k...
Në Shqipëri ka nisur të ndihet mungesa e fuqisë punëto...
Banorët e Kuçovës bashkëjetojnë me puset dhe pellgjet ...
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Evropa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Kompani të mëdha amerikane sikurse Disney, JP Morgan d...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 ton...
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka k...
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, ka komentuar proje...