Një talent për Kombëtaren, futbollisti i U-19 debuton kundër Olimpiakosit

6 Janar 2022, 16:14, Sport CNA
Një talent për Kombëtaren, futbollisti i U-19 debuton kundër

Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-19, Dejvid Janaqi, ka bërë debutimin e tij të parë si profesionist në Super Ligën greke me skuadrën e Apollon Smirnis.

18-vjeçari u aktivizua 10 minutat e fundit në sfidën kundër Olimpiakosit. Sfida përfundoi pa fitues, me shifrat 0-0, por debutimi i Janaqit erdhi në një moment shumë të vështirë për skuadrën e Apollon Smirnis.

Ky është një hap shumë i madh për të ardhmen e futbollistit të kombëtares tonë, që pritet të shkëlqejë me skuadrën e tij dhe ta ndihmojë në luftën e saj për mbijetesë.

 

Lajmet e fundit nga